18. Mbajeni telin vendosës në vend dhe tërhiqni me ngadalë kateterin vendosës për të
vendosur lobin distal të pajisjes në vendin e bllokimit.
19. Orientimi i pajisjes në hapësirën paravalvulare mund të përcaktohet duke përdorur
shënjuesin prej platini. Nëse dëshirohet një orientim ndryshe i pajisjes në hapësirën
paravalvulare, rishtyjeni kateterin vendosës për të rikapur pajisjen brenda kateterit,
pastaj rrotulloni të gjithë sistemin vendosës për ta ripozicionuar pajisjen në
hapësirën paravalvulare.
PARALAJMËRIM: Mos e përdridhni ose mos e rrotulloni telin vendosës sepse
pajisja mund të shkëputet para kohe.
20. Nëse pozicioni dhe orientimi i pajisjes në hapësirën paravalvulare janë të
kënaqshëm, tërhiqeni kateterin vendosës për ta vendosur tërësisht pajisjen.
21. Duke përdorur fluoroskopinë dhe TEE-në ose TTE-në, verifikoni pozicionin e
pajisjes dhe se nuk ka ndërhyrje të paqëllimshme me funksionin e valvulës (bllokim
i fletëve, regurgitim etj.) ose bllokim të arterieve koronare.
22. Nëse pozicioni i pajisjes nuk është i kënaqshëm:
- Stabilizoni telin dhe shtyni përsëri kateterin vendosës derisa pajisja të rikapet në
brendësi të kateterit.
- Ripozicionojeni pajisjen dhe rivendoseni atë ose hiqeni pajisjen nga pacienti.
23. Nëse pozicioni i pajisjes është i kënaqshëm:
- Bashkoni morsën plastike me telin vendosës, pastaj lirojeni pajisjen duke
rrotulluar telin vendosës në drejtim të kundërt të akrepave të orës, derisa ai të
shkëputet nga pajisja.
- Hiqini të gjitha pjesët përbërëse të sistemit vendosës nga pacienti.
Asgjësimi
• Paketimi prej kartoni dhe udhëzimet për përdorim janë të riciklueshme. Asgjësoni
materialet e paketimit në mënyrën e përshtatshme.
• Pajisjet mund t'i kthehen Abbott Medical për t'u asgjësuar. Kontaktoni një përfaqësues
të Abbott Medical ose returns@amplatzer.com për udhëzime.
• Përdorni procedurat e mbetjeve të forta me rrezik biologjik për të asgjësuar pajisjet.
Garancia
Abbott Medical i garanton blerësit se për një periudhë kohe të njëjtë me jetëgjatësinë e
vërtetuar të përdorimit, ky produkt do të plotësojë specifikimet e produktit të vendosura nga
prodhuesi kur përdoret në përputhje me udhëzimet e prodhuesit për përdorim dhe se nuk do
të ketë defekte në materiale dhe në mënyrën si është punuar. Sipas kësaj garancie,
përgjegjësia e Abbott Medical kufizohet në zëvendësimin ose në riparimin e këtij produkti,
sipas zgjedhjes së saj, në fabrikën e saj, nëse kthehet brenda periudhës së garancisë tek
Abbott Medical dhe pasi të konfirmohet se është me defekt nga prodhuesi.
PËRVEÇ RASTEVE SHPREHIMISHT TË PËRMENDURA NË KËTË GARANCI, ABBOTT
MEDICAL HEQ DORË NGA ÇDO PËRFAQËSIM APO GARANCI E ÇDO LLOJI, E
SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË ÇDO GARANCI PËR TREGTIMIN
APO PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR.
Shihni "Kushtet e shitjes" për informacion të mëtejshëm.
142