Download Inhoudsopgave Inhoud Print deze pagina

Sq: Udhëzime Për Përdorim; Përshkrimi I Pajisjes - Abbott Amplatzer hartklepplug III Gebruiksinstructies

Inhoudsopgave

Advertenties

Bllokuesi i valvulave Amplatzer™ III
sq: Udhëzime për përdorim
Përshkrimi i pajisjes
Bllokuesi i valvulave Amplatzer™ III është një pajisje okluduese me rrjetëz nitinoli me
vetëzgjerim. Pajisja ka një shirit shënjues radioopak në secilin skaj dhe një lidhëse me
vidhosje në njërin skaj për ta lidhur me telin vendosës. Një shënjues radioopak prej platini
është i qepur në rrjetëzën prej nitinoli të pajisjes, në qendër të boshtit gjatësor në cep të lobit
distal, për të treguar orientimin e pajisjes në hapësirën paravalvulare.
Pajisja transportohet e bashkangjitur me një tel vendosës në shpërndarësin unazor.
Përfshihet edhe një morsë plastike që mund të lidhet me telin vendosës për të lehtësuar
shkëputjen e pajisjes.
Shikoni figurat dhe tabelat te Shtojca A: Informacione shtesë për më shumë informacione
rreth pajisjes. Përmasat e pajisjes jepen në Tabelën 1 dhe informacionet mbi madhësinë
jepen në Tabelën 2. Pjesët përbërëse të mëposhtme të pajisjes identifikohen në Figurën 1
dhe Figurën 2:
Figurën 1
E. Shiritat shënjues
F.
Rrjetëza e nitinolit
G. Lidhësja me vidhosje
H. Shënjuesi prej platini
Indikacionet dhe përdorimi
Amplatzer™ Valvular Plug III (AVP III) synohet për mbylljen perkutane transkateterike të një
vrime paravalvulare që është shfaqur pas një procedure kirurgjike të implantimit të valvulave
mekanike aortike ose mitrale. Pajisja këshillohet për pacientët me një vrimë paravalvulare të
rëndësishme nga ana klinike që shfaqin shenja të insuficiencës së zemrës dhe/ose hemolizë
të bashkëshoqëruar me vrimën paravalvulare që kërkon transfuzione të përsëritura gjaku.
Kundërindikacionet
Bllokuesi i valvulave Amplatzer™ III nuk indikohet për:
• Pacientët me sepsis aktiv (duke përfshirë endokarditin) me kultura gjaku pozitive në
kohën e procedurës;
• Pacientët me valvul të lëvizshme;
• Vendosja pranë një valvule bioprostetike;
• Pacientët me vrimë të gjerë paravalvulare (më e madhe se gjysma e perimetrit të
valvulës);
• Pacientët me masë, vegjetacion, tumor ose tromb intrakardiak në cilindo vend të
përdorur për hyrjen në vrimën paravalvulare ose me evidencë të dokumentuar të
trombit venoz në enët nëpërmjet të cilave arrihet hyrja në vrimën paravalvulare;
• Pacientët me vaskulaturën, nëpërmjet së cilës hyhet në vrimën paravalvulre, e
papërshtatshme për vendosjen e mbështjellëses me madhësinë e duhur;
• Pacientët me anatomi në të cilën madhësia e nevojshme e pajisjes Bllokuesi valvular
Amplatzer™ III do të pengonte strukturat e tjera intrakardiake ose intravaskulare, të tilla
si valvulat (të ndryshme nga valvula e trajtuar), venat pulmonare ose vrimat koronare;
• Pacientët te të cilët boshti i vogël i vrimës paravalvulare e tejkalon boshtin e vogël të
pajisjes më të madhe Bllokuesi i valvulave Amplatzer™ III (d.m.th., gjerësia e vrimës
paravalvulare e tejkalon gjerësinë e pajisjes Bllokuesi i valvulave Amplatzer™ III më të
madhe të disponueshme);
• Pacientët me vrima paravalvulare nga një zëvendësim transkateterik i valvulës aortike
ose mitrale (TAVR ose TMVR) ose me vrima paravalvulare nga riparimi kirurgjik i
valvulës (si p.sh. anuloplastika me unaza);
• Pacientët pediatrikë;
Figurën 2
I.
Shpërndarësi unazor
J.
Teli vendosës
K. Mbajtësja
L. Pajisja
M. Morsa plastike
138

Advertenties

Inhoudsopgave
loading

Gerelateerde Producten voor Abbott Amplatzer hartklepplug III

Inhoudsopgave