Download Inhoudsopgave Inhoud Print deze pagina

Gardena TCS 20/18V P4A Gebruiksaanwijzing pagina 150

Accu-telescoopkettingzaag
Verberg thumbnails Zie ook voor TCS 20/18V P4A:
Inhoudsopgave

Advertenties

b) Operojeni sharrën e degëve me akses të zgjatur gjithmonë me të dyja
duart. Mbajeni sharrën e degëve me akses të zgjatur me të dyja duart për të
evituar humbjen e kontrollit.
c) Kur bëni punë në lartësi me sharrën e degëve me akses të zgjatur mbani
mbrojtëse koke. Pjesë të prera që bien mund të çojnë në lëndime të rënda.
Kontrollojini ligustrat dhe pemët për objekte të fshehura (p.sh. tela gardhi dhe
kabllo të fshehura).
Rekomandohet përdorimi i një automati diferencial me një rrymë stakimi 30 mA
ose më pak.
Mbajeni sharrën e degëve me të dyja duart në të dyja dorezat.
Sharra e degëve është projektuar për punime ku përdoruesi qëndron mbi tokë
dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër të paqëndrueshme.
Para përdorimit të sharrës së degëve sigurohuni që pajisjet e bllokimit të pjesëve
të lëvizshme (p.sh. të bishtit të zgjatur dhe të elementit të rrotullimit), gjenden në
pozicionin e bllokimit.
Këshilla sigurie shtesë
Paralajmërimet e sigurisë për bateritë dhe karikuesit e baterisë
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë
në goditje elektrike, zjarr dhe / ose lëndime të rënda.
→ Ruani udhëzimet në një vend të sigurt.
Përdoreni karikuesin e baterisë vetëm nëse i njihni të gjitha funksionet e tij
dhe mund t'i kryeni ato pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet e duhura.
→ Mos e përdorni produktin në atmosfera shpërthyese.
→ Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin e baterisë.
→ Karikoni vetëm bateri me jone litiumi të sistemit POWER FOR ALL lloji
PBA 18V me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie
ose më shumë). Tensioni i baterisë duhet të përputhet me tensionin
e karikimit të baterisë të karikuesit të këtij të fundit. Mos karikoni
bateri që nuk rikarikohen.
Përndryshe, ka rrezik për zjarr dhe shpërthim.
Përdoreni karikuesin e baterisë vetëm në ambiente të mbyllura
dhe mbajeni larg lagështisë.
Hyrja e ujit në karikuesin e baterisë rrit rrezikun e goditjes elektrike.
→ Mbani karikuesin e baterisë të pastër. Për shkak të papastërtisë ka rrezik
për goditje elektrike.
→ Para përdorimit kontrolloni gjithmonë karikuesin e baterisë, duke
përfshirë kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin e baterisë
nëse vëreni ndonjë dëmtim. Mos e hapni vetë karikuesin e baterisë,
sigurohuni që çdo riparim të kryhet vetëm nga një personel i kualifi-
kuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale. Karikuesit e bateri­
ve, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditjeje elektrike.
→ Mos e përdorni karikuesin e baterisë në sipërfaqe lehtësisht të
djegshme (p.sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedise të djegshme.
Për shkak të nxehjes së karikuesit të baterisë gjatë karikimit ekziston rrezik
zjarri.
→ Nëse kablloja e lidhjes duhet zëvendësuar, kjo duhet të kryhet nga
GARDENA ose nga një qendër e autorizuar shërbimi për veglat elek-
trike GARDENA, për të shmangur rreziqet e sigurisë.
→ Këto paralajmërime sigurie vlejnë vetëm për bateritë me jone litiumi
18 V të sistemit „POWER FOR ALL".
→ Karikojini bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi.
Një karikues baterie që është i përshtatshëm vetëm për një lloj baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
→ Mund të dalin edhe avuj nëse bateria është e dëmtuar ose përdoret
në mënyrë të gabuar. Sigurohuni që zona të jetë e ajrosur mirë dhe të
kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni efekte negative.
Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
→ Nëse bateria është me defekt, lëngu i baterisë mund të derdhet dhe
të lagë objektet pranë saj. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastrojini ose ndërrojini nëse është e nevojshme.
→ Në rast se përdoret në mënyrë të papërshtatshme ose nëse është
e dëmtuar, nga bateria mund të rrjedhë lëng i ndezshëm. Shmangni
kontaktin. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu
futet në sy, kërkoni ndihmë shtesë mjekësore.
Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
→ Përdoreni baterinë vetëm me produktet partnere të sistemit „POWER
FOR ALL". Bateritë 18 V që mbajnë mbishkrimin „POWER FOR ALL" janë
plotësisht të përputhshme me produktet në vijim: të gjitha produktet partnere
18 V të sistemit „POWER FOR ALL".
→ Shihni rekomandimet e baterisë në manualin e përdorimit për pro-
duktin tuaj.
Kjo është mënyra e vetme për të përdorur në mënyrë të sigurt baterinë dhe
produktin, si edhe për të mbrojtur bateritë nga mbingarkesat e rrezikshme.
→ Karikojini bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi
ose nga partnerët e sistemit „POWER FOR ALL".
Një karikues baterie që është i përshtatshëm vetëm për një lloj të caktuar
baterie, përbën rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera (lloji i baterisë:
PBA 18 V etj. / Karikuesit e përputhshëm të baterisë: AL 18 etj.).
→ Bateria dërgohet pjesërisht e karikuar.
Për të siguruar performancë të plotë të baterisë, karikoni plotësisht baterinë
me karikuesin e baterisë përpara se ta përdorni për herë të parë.
→ Mbajini bateritë larg fëmijëve.
→ Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
150
GAR_14770-20.960.03_2024-11-14.indd 150
GAR_14770-20.960.03_2024-11-14.indd 150
→ Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Kur bateria nuk përdoret,
mbajeni larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose nga objektet e tjera të vogla metalike, pasi ato mund të shkakto-
jnë lidhje të kontakteve.
Një lidhje e shkurtër mes poleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
→ Kontaktet e baterisë mund të jenë të nxehta pas përdorimit. Kujdes
kontaktet e nxehta kur të hiqni bateritë.
→ Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhda,
kaçavida ose forca e jashtme.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të marrë
flakë, të nxjerrë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
→ Mos i bëni kurrë shërbim baterive të dëmtuara.
Të gjitha mirëmbajtjet e baterive duhet të kryhen vetëm nga prodhuesi ose
nga qendrat e autorizuara të shërbimit.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, duke përfshirë ekspozimin
për një kohë të gjatë ndaj rrezeve të diellit, zjarrit, papastërtisë,
ujit dhe lagështisë.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.
→ Përdoreni dhe mbajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti
midis – 20 °C dhe + 50 °C. Për shembull mos e lini baterinë në makinë gjatë
verës. Në temperatura < 0°C, performanca mund të ulet në varësi të pajisjes.
→ Karikojeni baterinë vetëm në temperatura ambienti midis 0 °C dhe
+ 35 °C. Karikimi jashtë diapazonit të temperaturës mund të dëmtojë baterinë
ose të rrisë rrezikun për zjarr.
→ Pas përdorimit lëreni baterinë të ftohet për të paktën 30 minuta, para
se ta karikoni apo ta magazinoni.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Karikuesin lidheni vetëm në një tension alternativ siç jepet në tabelën e tipit.
Në asnjë mënyrë nuk bën të lidhet ndonjë përçim i tokëzuar diku në produkt.
Mos e përdorni produktin kur ka rrezik stuhie.
Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
Sharra e degëve duhet të përdoret vetëm në mënyrën e parashikuar posaçërisht.
Gërshërët e gardhishteve të përdoren vetëm në mënyrën e parashikuar për për-
dorim. Personit përdorues i takon përgjegjësia për aksidentimet e personave të
tjerë, dhe për rrezikun, i cili ju kanoset atyre gjegjsisht pronës së tyre. Kini kujdes
veçanërisht ndaj rrezikut që mund t'u shkaktohet personave të tretë brenda
rrezes së punës, kur tubi teleskopik është i mbyllur.
RREZIK!
Gjatë mbajtjes së mbrojtëseve të veshëve dhe për shkak të zhurmës së
produktit, ndoshta nuk dallohet kur afrohen persona.
Gjithmonë të mbani rroba të përshtatshme, dorashka dhe këpuca të forta.
Evitoni kontaktin me vajin e zinxhirit, veçanërisht në rast se reagoni në mënyrë
alergjike.
Kontrolloni zonat ku duhet të përdorni sharrën e degëve dhe largoni çdo tel,
kabëll elektrik dhe objekte të tjera të huaja.
Çdo rregullim (animi i kokës prerëse, ndryshimi i gjatësisë së tubit teleskopik)
duhet të kryhen me mbulesën mbrojtëse të vendosur si dhe sharra e degëve nuk
duhet të vendoset mbi teh.
Para përdorimit dhe pas marrjes së një goditjeje të fuqishme, pajisja duhet të
kontrollohet nëse vërehet një thyerje ose dëmtim.
Po qe se paraqitet nevoja, mundësoni që të ndërmerren riparimet e nevojshme.
Mos u përpiqni asnjëherë të punoni me një sharrë degësh të paplotë ose kur
në të janë kryer modifikime të paautorizuara.
Përdorimi dhe mirëmbajtja e aleteve elektronike
Ju duhet të dini si ta fikni produktin në rast emergjence. Mos e mbani asnjëherë
nga kapaku mbrojtës sharrën e degëve.
Mos e përdorni sharrën e degëve nëse janë dëmtuar mekanizmat mbrojtës.
Gjatë përdorimit të sharrës së degëve nuk duhet të përdoren shkallë.
Përdorni produktin vetëm kur qëndron mbi një sipërfaqe të fortë.
Tërhiqeni akumulatorin:
– para se sharra e degëve të qëndrojë pa mbikëqyrje;
– para se të hiqet ndonjë bllokim;
– para se sharra e degëve të kontrollohet e të pastrohet ose para se të ndër-
merren punime në të;
14.11.24 12:57
14.11.24 12:57

Advertenties

Inhoudsopgave
loading

Deze handleiding is ook geschikt voor:

14770

Inhoudsopgave