Instalimi i LG ThinQ
Kërkoni aplikacionin LG ThinQ nga Google Play
Store & Apple App Store në një smartfon. Ndiqni
udhëzimet për të shkarkuar dhe instaluar
aplikacionin.
Funksioni i Wi-Fi
Komunikoni me pajisjen nga një telefon inteligjent
duke përdorur veçoritë e duhura inteligjente.
Smart Diagnosis™
Nëse përdorni funksionin Smart Diagnosis, do t'ju
jepen informacione të dobishme si për shembull
mënyra e duhur si ta përdorni pajisjen sipas modelit
të përdorimit.
Cilësimet
Kjo të lejon të caktoni opsione të ndryshme te
pajisja dhe tek aplikacioni.
SHËNIM
• Nëse bëni ndryshimin e routerit tuaj valor, ofruesit
të shërbimit të internetit apo kur ndryshoni
fjalëkalimin, fshini pajisjen e regjistruar nga
aplikacioni LG ThinQ dhe më pas e regjistroni
edhe një herë atë.
• Aplikacioni i nënshtrohet ndryshimit për qëllime të
përmirësimit të pajisjes pa njoftuar përdoruesit.
• Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të
modelit.
Përdorimi i funksionit të çiftimit Wi-Fi
Pasi lidhet me internetin përmes një rrjeti Wi-Fi
shtëpie, ju mund të kontrolloni pajisjen në distancë
me aplikacionin për telefonin inteligjent.
• Shtypni dhe mbani shtypur butonin FAN SPEED
dhe JET MODE njëkohësisht për rreth 3 sekonda.
Njoftim për softuerin me burim të hapur
Për të përftuar kodin e burimit që ndodhet në këtë
produkt, sipas GPL, LGPL, MPL dhe licencave të
tjera të hapura të burimit, vizitoni faqen https://
opensource.lge.com.
Përveç kodit të burimit, të gjitha kushtet e referuara
të licencës, refuzimet për garanci dhe shënimet për
të drejtën e autorit janë të disponueshme për
shkarkim.
"LG Electronics" do t'ju ofrojë po ashtu kodin me
burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që
mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë
(si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe
administrimit) pas kërkese me email në
opensource@lge.com. Kjo ofertë është e vlefshme
për një periudhë prej tri vitesh pas dorëzimit tonë të
fundit të këtij produkti. Kjo ofertë është e vlefshme
për cilindo të përcaktuar si marrës të këtij
informacioni.
SQ
17