Download Print deze pagina

LG A12FT Handleiding pagina 293

Advertenties

•Mos e instalo kondicionerin në një vend ku ruhen lëngjet e
djegshme ose gazrat si benzina, propani, hollues boje, etj.
•Kontrollo që tubi dhe kablloja e korrentit që lidh njësitë e
brendshme e të jashtme nuk janë tërhequr fort kur instalon
kondicionerin.
•Përdor siguresë dhe çelës standard elektrik, që përputhet me
parametrin e kondicionerit.
•Mos fut ajër ose gaz në sistem, përveç se me ftohësin specifik.
•Përdor gaz të padjegshëm (nitrogjen) për të kontrolluar rrjedhje
dhe për të zbrazur ajrin; përdorimi i ajrit të kompresuar ose gazit
të djegshëm mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
•Lidhjet e instalimeve të jashtme/brendshme elektrike duhet të
sigurohen mirë dhe kablloja duhet të drejtohet mirë që të mos ketë
forcë që ta tërheq atë nga terminalet lidhëse. Lidhjet e gabuara
ose të papërshtatshme mund të shkaktojnë nxehtësi ose zjarr.
•Para përdorimit të kondicionerit instalo prizën e përkushtuar
elektrike dhe siguresën.
•Mos e lidh telin e tokëzimit me tub gazi, rrufe pritës apo tel
telefoni.
•Mos bllokoni pjesët e hapura për ajrimin e nevojshëm. (për R32)
•Mjetet për shkëputje duhet të inkorporohen në instalimet elektrike
fikse në përputhje me rregullat e instalimit.
•Mos e instaloni njësinë në ambiente me mundësi shpërthimi.
Përdorimi
•Kontrollo që të përdorësh vetëm ato pjesë në listën e pjesëve të
servisit. Kurrë mos provo të modifikosh pajisjen.
•Kontrollo që fëmijët të mos ngjiten në njësinë e jashtme ose ta
godasin atë.
•Hidhi bateritë në një vend ku nuk ka rrezik zjarri.
•Përdor vetëm ftohësin e specifikuar në etiketën e kondicionerit.
SQ
5

Advertenties

loading

Deze handleiding is ook geschikt voor:

A09ft