Për të grupuar raftin e verërave, në fillim
hiqni raftin e xhamit nga frigoriferi.
Vendoseni atë mbi raftin e xhamit duke e
shtyrë pjesën plastike në kanalet përpara
dhe prapa siç tregohet në figurë. Produkti
do të jetë gati për përdorim me raftin e
palosshëm të verërave.
8 Mirëmbajtja dhe pastrimi
PARALAJMËRIM:
Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet
për sigurinë".
PARALAJMËRIM:
Hiqeni frigoriferin nga priza përpara
se ta pastroni.
• Mos përdorni mjete të mprehta ose
gërryese për pastrimin e produktit. Mos
përdorni materiale si p.sh. substanca
pastrimi shtëpiake, sapunë, detergjentë,
gaz, benzinë, alkool, dyllë etj.
• Pluhuri duhet të hiqet nga skara e
ventilimit në anën e pasme të produktit të
paktën një herë në vit (pa hapur
kapakun). Pastroni produktin me një
leckë të thatë.
• Tregoni kujdes të mos lagni kapakun e
llambës dhe pjesët e tjera elektrike.
• Pastrojeni derën me një leckë të njomë.
Hiqni të gjitha ushqimet për të hequr
raftet e derës dhe raftet e brendshme.
Hiqni raftet e derës duke i ngritur lart.
Pastrojini dhe thajini raftet, më pas
vendosini përsëri në vend duke i
rrëshqitur nga sipër.
Për të hequr raftin e palosshëm të verërave,
në fillim hiqni raftin e xhamit nga frigoriferi.
Më pas kapni pjesën plastike dhe tërhiqeni
në çdo drejtim. Tani mund ta përdorni
produktin pa një raft të palosshëm
verërash, kur është e nevojshme.
7.8 Ndërrimi i llambës së ndriçimit
Telefononi shërbimin e autorizuar kur do të
ndërroni llambën/dritën LED që përdoret
për ndriçimin në frigoriferin tuaj.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk
mund të përdoret për ndriçimin e shtëpisë.
Qëllimi i përdorimit të kësaj llambe është të
ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime
në frigorifer / ngrirës në mënyrë të sigurt
dhe me lehtësi.
• Mos përdorni ujë me klor ose produkte
pastrimi në sipërfaqen e jashtme dhe në
pjesët e kromuara të produktit. Klori do të
shkaktojë ndryshk në sipërfaqet
metalike.
• Mos përdorni mjete të mprehta dhe
gërryese, sapun, materiale pastrimi
shtëpiake, detergjentë, gaz, benzinë,
vernik dhe substanca të ngjashme, me
qëllim që të parandaloni deformimin e
pjesës plastike dhe heqjen e printimeve
në atë pjesë. Përdorni ujë të vakët dhe një
leckë të butë për pastrimin dhe më pas
thajeni.
• Në produktet që nuk kanë veçorinë Pa
brymë, në faqen e pasme të ndarjes së
ngrirësit mund të formohen pikla uji ose
akull me një trashësi deri një gisht. Mos
pastroni dhe mos përdorni kurrë vajra
ose materiale të ngjashme.
• Përdorni një leckë pak të lagur mikrofibre
për të pastruar sipërfaqen e jashtme të
produktit. Sfungjerët dhe materiale të
tjera pastrimi mund të shkaktojnë
gërvishtje.
• Për të pastruar të gjitha pjesët e
çmontueshme gjatë pastrimit të
sipërfaqes së brendshme të produktit,
lajini këto pjesë me një solucion të butë,
SQ / 81
NL
DE
SQ
BS