Download Inhoudsopgave Inhoud Print deze pagina

Përgatitja; Çfarë Të Bëni Për Kursimin E Energjisë; Përdorimi Për Herë Të Parë - Beko B5RCNE406HXB1 Gebruikershandleiding

Inhoudsopgave

Advertenties

faqet anësore. Kjo është normale dhe nuk
kërkon t'i bëhet ndonjë shërbim. Kini kujdes
kur prekni këto zona.
5 Përgatitja
Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet
për sigurinë"!
5.1 Çfarë të bëni për kursimin e
energjisë
Lidhja e produktit me sistemet
elektronike të kursimit të energjisë
është e dëmshme, pasi kjo mund të
dëmtojë produktin.
• Kjo pajisje ftohëse nuk është projektuar
që të përdoret si pajisje inkaso.
• Mos i mbani dyert e frigoriferit të hapura
për periudha të gjata.
• Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta
në frigorifer.
• Mos e mbushni shumë frigoriferin;
bllokimi i rrjedhës së brendshme të ajrit
do të ulë kapacitetin e ftohjes.
• Duke qenë se ajri i nxehtë dhe i lagësht
nuk depërton drejtpërdrejt në produktin
tuaj kur dyert nuk hapen, produkti
përshtatet sa më mirë për të arritur
kushte të tilla që janë të mjaftueshme për
të mbrojtur ushqimin. Në rrethana të tilla,
funksionet dhe pjesët përbërëse si
kompresori, ventilatori, ngrohësi,
shkrirësi, ndriçimi, ekrani, etj. do të
funksionojnë sipas nevojave duke
konsumuar nivelin minimal të energjisë.
• Në rast se ka disa opsione, raftet prej
xhami duhen vendosur në mënyrë që
daljet e ajrit në murin e pasmë të mos
bllokohen dhe, mundësisht, në një
mënyrë që daljet e ajrit të mbeten nën
raftin prej xhami. Ky kombinim mund të
ndihmojë në përmirësimin e shpërndarjes
së ajrit dhe të efikasitetit të energjisë.
• Rekomandohet shumë përdorimi i sirtarit
të mëposhtëm për ruajtjen e artikujve.
• Në varësi të veçorive të produktit, shkrirja
e ushqimeve të ngrira në ndarjen e
ftohësit do të sigurojë kursimin e
energjisë dhe do të ruajë cilësinë e
ushqimeve.
• Për të vendosur sasinë maksimale të
ushqimeve në ndarjen e ngrirësit të
frigoriferit tuaj, duhet të hiqni sirtarët e
sipërm dhe t'i vendosni ushqimet në
raftet prej teli/xhami.
• Ushqimet duhet të ruhen me anë të
sirtarëve në ndarjen e ftohësit për të
siguruar kursimin e energjisë dhe për të
mbrojtur ushqimet në kushte më të mira.
• Paketimet e ushqimit nuk duhet të jenë
në kontakt të drejtpërdrejtë me sensorin
e temperaturës që ndodhet në ndarjen e
ngrirësit.
5.2 Përdorimi për herë të parë
Para se ta përdorni frigoriferin, sigurohuni
që të bëni përgatitjet e duhura në përputhje
me udhëzimet në pjesët "Udhëzimet për
sigurinë dhe mjedisin" dhe "Montimi".
• Mbajeni produktin në punë pa vendosur
ushqime në të për 6 orë dhe mos e hapni
derën, nëse nuk është absolutisht e
nevojshme.
• Ndryshimi i temperaturës i shkaktuar nga
hapja dhe mbyllja e derës gjatë
përdorimit të produktit normalisht mund
të sjellë kondensim në raftet e derës/
trupit dhe tek enët prej qelqi të vendosura
në produkt.
Kur të aktivizohet kompresori do të
dëgjoni një zhurmë. Është normale
që produkti të bëjë zhurmë edhe
nëse kompresori nuk është në punë
pasi lëngjet dhe gazi mund të
ngjishen në sistemin e ftohjes.
SQ / 74

Advertenties

Inhoudsopgave
loading

Inhoudsopgave