I nderuar klient, ju falënderojmë për zgjedhjen e kësaj pajisjeje LAMBORGHINI.
Connect CRP është një pajisje që lejon menaxhimin në distancë të pompës së ngrohjes dhe
sistemeve hibride.
Përveçse i jep mundësinë përdoruesit që të modifikojë gjendjen operative të impiantit, mund të
funksionojë edhe si termostat për zonën e lidhur me të. Përveç kësaj, duke qenë i pajisur me një marrës/
transmetues RF, mund të komunikojë me CONNECT CRX ZONE dhe valvula C-TRV, duke mundësuar ndarjen e
impiantit në 8 zona të ndryshme dhe menaxhimin nga një vend i vetëm. Për çdo zonë është e mundur,
përveç përcaktimit të set point (pikës së referencës), të përcaktohet lloji i shpërndarjes, nëse është e
drejtpërdrejtë apo e përzier, dhe të planifikohet orari javor.
Një veçori tjetër e Connect CRP është se mund të kontrollohet në distancë përmes përdorimit të një
aplikacioni.
DUKE LEJUAR RREGULLIMIN E TEMPERATURËS NË AMBIENTE TË NDRYSHME, PAJISJA CRP
E FUTUR BRENDA NJË SISTEMI TË RREGULLIMIT TERMIK PËR SHUMË ZONA, KONTRIBON NË
ARRITJEN E KATEGORISË B, SIPAS STANDARDIT EN 15232, TË IMPIANTIT TERMIK DHE ELEKTRIK, NË
AMBIENTE REZIDENCIALE OSE JO.
284
SQ
cod. 3542B390 - Rev 04 - 01/2023