Shqip
148
Përdorimi i pompës së gjirit
1 Lajini mirë duart me ujë e sapun dhe sigurohuni që gjirin ta keni të pastër.
2 Ngjisheni trupin e pompës së montuar mbi gjoksin tuaj. Sigurohuni që
thimtha e gjirit të jetë në qendër, në mënyrë që vata të krijojë një izolim
hermetik. Gjithmonë përdoreni pompën e gjirit me vatën.
3 Filloni të shtyni ngadalë dorezën derisa të ndjeni thithjen në gji (Fig. 10).
Më pas lëreni dorezën të kthehet në pozicionin e saj të qëndrimit.
Përsëriteni shpejt këtë hap për 5 ose 6 herë për të nxitur refleksin e
"lëshimit" të qumështit.
Shënim: Nuk është nevoja ta shtyni dorezën deri në fund. Shtyjeni aq sa
është komode për ju. Shpejt qumështi do të fillojë të rrjedhë, ndonëse nuk
përdorni të gjithë kapacitetin thithës që mund të krijojë pompa.
4 Kur qumështi fillon të rrjedhë, gjeni një ritëm më të ngadaltë duke shtypur
dorezën dhe duke e mbajtur të shtypur për deri një moment përpara se ta
lini të kthehet në pozicionin e qëndrimit. Vazhdoni me këtë ritëm ndërkohë
që qumështi është duke rrjedhur. Nëse ju lodhet dora, provoni të përdorni
dorën tjetër ose të përdorni pompën nga gjiri tjetër.
Shënim: Mos u shqetësoni nëse qumështi nuk rrjedh menjëherë.
Qetësohuni dhe vazhdoni pompimin. Ndërrimi i pozicionit të pompës mbi
gjoksin tuaj herë pas here ndihmon në stimulimin e rrjedhjes së qumështit.
5 Vazhdoni të pomponi derisa të ndjeni që gjiri nuk ka më qumësht.
6 Pasi të keni përfunduar nxjerrjen e qumështit, hiqni me kujdes pompën nga
gjiri dhe lironi shishen ose gotën e ruajtjes nga trupi i pompës. Pastroni
pjesët e tjera të pompës së gjirit që janë përdorur (shih «Pastrimi dhe
dezinfektimi»).
Pas përdorimit
Paralajmërim: Për përdorim të sigurt të shisheve, të gotave të
ruajtjes dhe qeskave të ruajtjes së qumështit të gjirit, lexoni
manualet e përdorimit të ofruara veçmas.
Kujdes: Për të evituar dëmtimin e shishes - Mos e lini biberonin e
ushqimit nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, apo në nxehtësi të
drejtpërdrejtë, si dhe mos e lini në dezinfektues më gjatë se sa
rekomandohet, pasi produkti mund të dëmtohet.
Nëse parashikoni ta ushqeni foshnjën me qumështin e nxjerrë nga gjiri brenda
4 ditëve, qumështin mund ta ruani në frigorifer në një shishe, gotë ruajtjeje
ose qeskë të ruajtjes së qumështit të gjirit Philips Avent të montuar. Në të
kundërt, mund ta ruani qumështin e gjirit në ngrirje për deri në 6 muaj.