Montimi i pompës së gjirit
Sigurohuni që t'i keni pastruar e dezinfektuar pjesët e pompës së gjirit që bien
në kontakt me qumështin.
Paralajmërim: Bëni kujdes, pasi t'i keni dezinfektuar pjesët e
pompës në ujë të vluar, ato mund të jenë shumë të nxehta. Për të
evituar djegien, montojeni pompën e gjirit vetëm pasi pjesët e
dezinfektuara të jenë ftohur.
Kontrolloni pjesët e pompës së gjirit për konsumim apo dëmtim përpara
përdorimit dhe ndërrojini nëse është e nevojshme.
Shënim: Vendosja e saktë e vatës dhe diafragmës prej silikoni është
thelbësore për krijimin e vakuumit të duhur për pompën e gjirit.
Shënim: Numrat e figurës të përmendur më poshtë u referohen numrave të
figurës në pjesën e brendshme të fletëpalosjes së këtij manuali përdorimi.
1 Futni nga poshtë valvulën e bardhë brenda në trupin e pompës. Shtyni
valvulën sa më shumë të jetë e mundur (Fig. 2).
2 Mbërtheni trupin e pompës në drejtimin e akrepave të orës në shishe (Fig.
3) ose në gotën e ruajtjes (Fig. 4) derisa të jetë mbërthyer mirë.
Shënim: Nëse përdorni një gotë për ruajtje, duhet që në fillim të
mbërtheni ushqyesin e gotës (Fig. 4).
3 Shtyjeni plotësisht bishtin në diafragmën prej silikoni deri në fund (Fig. 5).
4 Futni nga lart membranën prej silikoni brenda në trupin e pompës.
Sigurohuni që të përputhet sa më mirë përreth buzës duke e ngjeshur me
gishta për të garantuar një izolim të përkryer (Fig. 6).
5 Montoni dorezën në membranën me bisht duke futur vrimën në dorezë
mbi skajin e bishtit. Shtyni poshtë dorezën në trupin e pompës derisa të
fiksohet në vend (Fig. 7).
6 Vendosni vatën në trupin e pompës (Fig. 8) dhe sigurohuni që buzët të
mbulojnë trupin e pompës. Shtyjeni pjesën e brendshme të vatës në hinkë.
Sigurohuni që ta shtyni vatën plotësisht brenda, deri në vijën e treguar me
një shigjetë në trupin e pompës (Fig. 9).
Shënim: Vendosni kapakun e vatës mbi vatë për ta mbajtur të pastër
pompën e gjirit teksa përgatiteni për nxjerrjen e qumështit.
Shqip
147