Shqip
144
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në Philips Avent! Për të
përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips Avent, regjistrojeni
pompën e gjirit te www.philips.com/mybreastpump.
Përshkrim i përgjithshëm (Fig. 1)
Shënim: Numrat e poshtëpërmendur u referohen numrave në figurën e
kopertinës së fletëpalosjes së këtij manuali përdorimi.
1 Doreza
2 Diafragma e silikonit
3 Bishti
4 Trupi i pompës
5 Vata
6 Valvula e bardhë
7 Shishja Natural 4 fl oz/125 ml*
8 Shishja Natural 9 fl oz/260 ml*
9 Qeskat e ruajtjes së qumështit të
gjirit*
10 Kapaku i vatës
* Për këto aksesorë ofrohet një manual i veçantë përdorimi. Lexoni me kujdes
manualët përkatës të përdorimit, pasi përmbajnë informacione të rëndësishme
për sigurinë.
Përdorimi i synuar
Pompa manuale e gjirit Philips Avent është ideuar për shtrydhjen dhe
mbledhjen e qumështit nga gjiri i një gruaje në periudhë laktacioni. Pajisja
është parashikuar vetëm për një përdorues.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes manualin e përdorimit përpara përdorimit të pompës së
gjirit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
PARALAJMËRIM!
-
Asnjëherë mos e përdorni pompën e gjirit gjatë shtatzënisë, sepse pompimi
mund të nxisë lindjen e fëmijës.
Paralajmërimet për të evituar mbytjen dhe lëndimin:
-
Mos i lini fëmijët apo kafshët shtëpiake që të luajnë pjesët e pompës së
gjirit, materialet e paketimit apo me aksesorët.
11 Kapaku i shishes
12 Rrethi mbërthyes i filetuar
13 Biberoni
14 Guarnicioni izolues
15 Ushqyesi për shishen
16 Gota e ruajtjes*
17 Kapaku i gotës së ruajtjes*