Siguria
Rreth këtij dokumenti
Ky dokument është për operatorin e rubinetave për lavaman Geberit më poshtë:
• Rubineti për lavaman Geberit Piave, me montim vertikal dhe në mur
• Rubineti për lavaman Geberit Brenta, me montim vertikal dhe në mur
Ky dokument vlen për realizimin e këtyre rubinetave për lavaman me ndërfaqen e lidhjes
Bluetooth®. Këta rubineta për lavaman janë të shënuar me shprehjen "IWT-17-A" dhe me logon
Geberit Connect në etiketën e tipit.
Përdorimi i parashikuar
Rubinetat për lavaman Geberit Piave dhe Brenta janë parashikuar për marrjen e ujit nga linja. Çdo
përdorim tjetër konsiderohet si jo në përputhje me përdorimin e parashikuar. Geberit nuk merr
përsipër asnjë përgjegjësi për pasojat nga përdorimi jo në përputhje me përdorimin e parashikuar.
Nivelet e paralajmërimit dhe simbolet në këtë manual
Nivelet e paralajmërimit dhe simbolet
KUJDES
Tregon një rrezik që mund të shkaktojë dëme materiale nëse nuk evitohet.
Tërheq vëmendjen mbi një informacion të rëndësishëm.
Udhëzimet e sigurisë
• Përdorimi, kujdesi dhe riparimi lejohen të kryhen nga operatori vetëm deri në atë pikë që
përshkruhet në këtë manual operimi.
• Rubinetat për lavaman Geberit me funksionim elektrik përmbajnë pjesë që përçojnë energji
elektrike. Kordoni elektrik duhet të zëvendësohet nga një specialist nëse dëmtohet.
• Mos i riparoni vetë rubinetat për lavaman Geberit.
• Mos bëni ndryshime ose instalime shtesë në produkt.
• Riparimet lejohen të kryhen nga një teknik specialist vetëm me pjesë këmbimi dhe aksesorë
origjinalë.
81064795304430731 © 02-2022
970.664.00.0(01)
SQ
243