Manuali i përdoruesit për stetoskopin 3M
Përdorimi i planifikuar:
Stetoskopi 3M™ Littmann
vetëm për qëllime të diagnostikimit mjekësor. Ai mund të përdoret për dëgjimin e zemrës, mushkërive dhe tingujve të tjera truporë.
Ju lutemi raportojeni një incident të rëndë që ndodh në lidhje me pajisjen pranë kompanisë 3M dhe autoritetit vendor kompetent (BE) ose autoritetit
vendor rregullator.
Udhëzimet për përdorimin (shikoni Figurat pp. 1):
• Vendoseni stetoskopin në veshë: Majat e veshit duhet të drejtohen drejt hundës suaj (Figura 1).
• Rregulloni tendosjen e kufjeve për të qenë komode dhe me cilësi tingulli: Tërhiqni tubat e veshëve nga njëri-tjetri (Figura 2) ose bashkojini
bashkë (Figura 3).
• Zgjidhni anën aktive të elementit të dëgjimit: Një shenjë në pjesën e bishtit tregon se cila anë e elementit të dëgjimit është aktive në aspektin
akustik. Rrotulloni elementin e dëgjimit për të ndryshuar anën që është aktive.
Përdorni anën e gjerë të elementit të dëgjimit për të rriturit. Përdorni anën e vogël për pacientë të dobët ose në pediatri, rreth fashove dhe për
o
vlerësime të karotides.
• Dëgjoni tingujt me frekuencë të ulët dhe të lartë me diafragmat me sintonizim nga Littmann:
Për të theksuar tingujt me frekuencë më të ulët, përdorni pak presion mbi pacientin (Figura 4).
o
Për të theksuar tingujt me frekuencë më të lartë, përdorni më shumë presion mbi pacientin (Figura 5).
o
• Konvertojeni në një kupë tradicionale të hapur:
Për ta hequr diafragmën nga ana e vogël, mbajeni anën e madhe të elementit të dëgjimit në një dorë. Ndërkohë që keni një dorezë ekzaminimi
në dorën tjetër, përdorni gishtin e madh në dorezë për të hequr diafragmën pediatrike nga ana e vogël e elementit të dëgjimit (Figura 6). Montoni
fashetën kundër të ftohtit në kupën e hapur (Figura 7).
Pastrimi, dezinfektimi dhe ruajtja
Pastrojeni mes ekzaminimeve duke përdorur një pecetë me alkool isopropil 70% ose pecetë njëpërdorimëshe me ujë me sapun. Mund të përdorni
një solucion zbardhues 2% për dezinfektimin e stetoskopit, por sidoqoftë tubi mund të çngjyroset pas ekspozimit ndaj zbardhuesit.
Diafragmat, fasheta e kupës kundër ftohjes dhe majat e veshëve mund të hiqen për t'i pastruar (Figura 6, 7 dhe 8). Sigurohuni që të gjitha pjesët
dhe sipërfaqet të jenë të thata para se t'i montoni përsëri. Për të vendosur majat e veshit, shtyjeni fort anën e vogël në tubin e veshit deri sa të
mbërthehet në vendin përkatës (Figura 9). Për të parandaluar lëndimin e kanalit të veshit, sigurohuni që majat e veshit të jenë vendosur mirë në
kufje para se t'i futni në veshë.
Për të parandaluar dëmtimin e stetoskopit, mos e zhytni stetoskopin në lëngje, mos e vendosni stetoskopin në asnjë proces sterilizimi dhe mos e
ruani në vende me nxehtësi ekstreme. Për të parandaluar njollat në tubin e stetoskopit, shmangni kontaktin me stilolapsat, markerët, gazetat ose
materiale të tjera të printuara. Një praktikë e mirë është që ta vendosni stetoskopin mbi një jakë kur është e mundur.
Hedhja pas përdorimit: Hidheni pas përdorimit përmbajtjen/kontejnerin në përputhje me rregulloret vendore/rajonale/kombëtare/ndërkombëtare.
Programi i garancisë dhe shërbimit për stetoskopin Littmann: Stetoskopi Littmann Cardiology IV është në garanci për çdo defekt në
materiale dhe në prodhim për një periudhë prej shtatë (7) vitesh. Brenda periudhës së garancisë, riparimet do të bëhen pa tarifë pas kthimit
të stetoskopit te kompania 3M, përveç rasteve të abuzimit të dukshëm ose të dëmtimit aksidental. Për shërbim dhe riparim në SHBA, vizitoni
www.littmann.com/service ose telefononi në 1-800-292-6298. Nëse jeni jashtë Shteteve të Bashkuara, vizitoni www.littmann.com për
informacionet e kontaktit të zyrës vendore të kompanisë 3M.
Për më shumë informacione, vizitoni www.littmann.com.
Littmann
™
Cardiology IV™ është planifikuar për përdorim nga specialistët e kujdesit shëndetësor
®
32
Cardiology IV
®
™
sq