4
www.aeg.com
1.2 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
•
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
•
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
•
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
•
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
•
fëmijët pa mbikëqyrje.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 0°C.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
2.2 Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllin elektrike. Nëse kablloja e
korrentit duhet zëvendësuar, kjo
duhet kryer nga Qendra e Autorizuar
e Shërbimit.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
• Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 amp ASTA
(BS 1362).
2.3 Lidhja e ujit
• Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e
ujit.
• Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba
të rinj ose në tuba që nuk janë
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni
ujin të rrjedhë derisa ai të pastrohet.
• Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
• Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul
sigurie dhe një veshje me kabllo të
brendshme.