14
www.electrolux.com
• Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
• Vendosni takëmet dhe artikujt e vegjël
në koshin e takëmeve.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
• Sigurohuni që krahët spërkatës mund
të lëvizin lirisht përpara se të nisni një
program.
9.5 Përpara fillimit të një
programi
Sigurohuni që:
• Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
• Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
10. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Përpara mirëmbajtjes,
çaktivizojeni pajisjen dhe
hiqni spinën nga priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar
zvogëlojnë rezultatet e
larjes. Kontrollojini rregullisht
dhe, nëse është e
nevojshme, pastrojini ato.
10.1 Pastrimi i filtrave
Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.
• Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
• Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta të
shumëfishta).
• Pozicionimi i artikujve në kosha është
i saktë.
• Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
• Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
9.6 Heqja e enëve nga koshat
1. Lërini takëmet të ftohen para se t'i
hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta
mund të dëmtohen lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
e më pas atë të sipërmin.
Në përfundim të programit,
në anë dhe te dera e pajisjes
mund të mbetet ujë.
C
B
A
1. Rrotullojeni filtrin (B) në drejtim
kundërorar dhe hiqeni.