vendor apo telefonojini kompanisë sonë, shikoni
kopertinën).
10-4 MOTORI
Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen. Lexoni dhe
ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit
sipas manualit të posaçëm të motorit.
Pastrojeni çdo disa orë nëse punohet në kushte me
shumë pluhur. Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit
tregon se duhet mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga
zona e marmitës.
11. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN
(MBYLLJA E STINËS)
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës.
a) Zbrazni serbatorin e benzinës me pompë thithëse.
KUJDES: Mos e thani naftën në mjedise të
mbyllura, në afërsi të zjarreve etj. Mos pini duhan! Avujt e
naftës mund të shkaktojnë shpërthim apo zjarr.
b) Ndizni motorin dhe lëreni të punojë derisa të ketë
përdorur gjithë naftën e mbetur dhe të ngecë.
c) Hiqni kandelën. Përdorni një enë vaji për të mbushur
rreth 20 ml vaj në dhomëzën e djegies. Përdorni
ndezësin për të shpërndarë vajin njëtrajtësisht në
dhomëzën e djegies. Zëvendësoni kandelën.
2. Pastroni dhe grasatoni me kujdes kositësen e barit
sipas përshkrimeve nën "UDHËZIMET E
LUBRIFIKIMIT".
3. Grasatoni lehtë prerësin për të parandaluar
gërryerjen.
4. Ruajeni kositësen e barit në vend të thatë, të pastër
dhe të mbrojtur nga ngrica, larg personave të
paautorizuar.
KUJDES: Motori duhet të jetë ftohur plotësisht
përpara se ta çoni kositësen në vendin e ruajtjes.
SHËNIM:
- Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në vende të
paajrosura apo për ruajtjen e materialeve.
240
- Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku.
Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen,
sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse.
- Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot.
- Nëse litari i motorinos shkëputet nga udhëzuesi i litarit
te doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës,
lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin e
motorinos me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin
ndezës në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.
Transporti
Fikeni motorin. Sigurohuni të mos e përthyeni ose
dëmtoni prerësin kur e shtyni kositësen e barin mbi
pengesa.