KUJDES: Përpara se të ndryshoni lartësinë e
kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës.
Kositësja është e pajisur me levë rregullimi të
lartësisë me 8 nivele.
Lartësia (e tehut nga toka) mund të rregullohet nga
20 mm deri në 75 mm (8 pozicione lartësie). (Fig. 34)
Pozicioni më i ulët: 20 mm (pozicioni 1), pozicioni më i
lartë: 75 mm (pozicioni 8).
1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes
së kositëses.
2. Leva e rregullimit të lartësisë qendrore ofron 8 nivele
të ndryshme të lartësisë. (Fig. 34)
Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën
rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë në
lartësinë e dëshiruar.
8. UDHËZIMET E
MIRËMBAJTJES
KANDELA
Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100 orë
pune.
9. UDHËZIMET E LUBRIFIKIMIT
KUJDES: SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA
VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
1. RROTAT - Lubrifikoni kushinetat e çdo rrote së paku
një herë për seancë me vaj të lehtë.
2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzimet e
lubrifikimit.
10. PASTRIMI
KUJDES: Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji
mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e
karburantit.
1. Pastrojeni platformën me leckë të thatë.
2. Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar
kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.
10-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT
KUJDES: Mos lejoni mbledhjen e papastërtive
apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të
filtrit të ajrit. Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të
mirëmbahet (pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale.
Elementi me shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht
nëse kositësja përdoret në kushte të thata dhe pluhuri.
PËR TË PASTRUAR FILTRIN E AJRIT
1. Hiqni vidën. (Fig. 35 për PM-4602 S3 dhe
PM-5102 S3)
2. Hiqni çelësin e bllokimit. (Fig. 36 për PM-462 dhe
PM-4602 S)
3. Hiqni kapakun e filtrit.
4. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun. MOS
PËRDORNI BENZINË!
5. Thajeni me ajër elementin e filtrit.
6. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe
shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.
7. Rivendosni filtrin.
SHËNIM: Zëvendësojeni filtrin nëse është ngrënë,
konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të
pastrohet.
10-2 TEHU I PRERJES
KUJDES: Sigurohuni ta shkëputni dhe ta
tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun
e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të
motorit. Mbroni duart duke veshur doreza të trasha apo
duke përdorur stof të trashë për të kapur tehet e prerjes.
Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm
të motorit. Hiqni bulonin hekzagonal dhe rondelën që
mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit.
Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.
PARALAJMËRIM: Inspektoni kohë pas kohe
grupin e tehut për plasaritje, sidomos nëse keni goditur
sende të huaja. Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë.
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim.
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të
drejtpeshojë njësoj. (Fig. 37)
Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në
pajisje, lubrifikoni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e
brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Vendosni
përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni Fig. 37.
Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e
grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin
hekzagonal. Shtrëngojeni bulonin hekzagonal me fuqinë e
listuar më poshtë.
10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT
Buloni qendror 40 Nm - 50 Nm, për të garantuar punë të
sigurt të pajisjes. Të gjithë bulonat dhe dadot duhen
kontrolluar herë pas herë për shtrëngimin e duhur.
Pas përdorimi të gjatë, sidomos në kushte toke me rërë,
tehet do të konsumohen dhe do të humbasin disi formën
fillestare. Efikasiteti i prerjes do të bjerë dhe tehu duhet
ndërruar. Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të
miratuara nga fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu jo i
drejtpeshuar mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të
shënuar mbi të (DOLMAR 263001451 për PM-462/
PM-4602 S/PM-4602 S3, DOLMAR 263002552 për
PM-5102 S3) (për të porositur tehe kontaktoni me shitësin
239