PARALAJMËRIM
Aktivizoni mekanizmin e sigurisë së fëmijëve për të parandaluar fëmijët e vegjël dhe kafshët
shtëpiake të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë funksionimit
• Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të parë.
• Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
• Ka rrezik djegieje! Mos vendosni sende metalike, për shembull takëme ose kapakë
tenxheresh mbi sipërfaqen e gatimit. Ato mund të nxehen shumë.
• Përdoruesit me stimulues kardiak të implantuar, duhet ta mbajnë trupin minimalisht 30
cm larg zonave të gatimit me induksion ndërsa janë të aktivizuara.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri! Yndyra dhe vajrat e tejnxehur mund të marrin flakë shumë shpejt.
Përdorimi i saktë
• Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë punës.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak!
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune apo mbështetëse.
• Mos vendosni lëngje dhe materiale që marrin flakë shpejt, objekte që shkrijnë shpejt (prej
plastike ose alumini) mbi ose pranë pajisjes.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të prekin
pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje.
• Nëse objektet ose enët bien mbi xham, sipërfaqja mund të dëmtohet.
• Enë gatimi prej gize ose alumini të derdhur ose enë me fund të dëmtuar mund ta
gërvishtin qeramikën prej xhami. Mos i lëvizni ato mbi sipërfaqe.
• Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh, për të shmangur dëmtime të enës dhe xhamit.
• Zonat e gatimit mos i përdorni me enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos fusni letrën e aluminit brenda në pajisje.
• Sigurohuni që të hapësira e ventilimit prej 5 mm mes sipërfaqes së gatimit dhe pjesës
ballore të njësisë nën të, të qëndrojë e hapur.
PARALAJMËRIM
Nëse ka ndonjë plasaritje mbi sipërfaqe, shkëputeni pajisjen nga korrenti për të
shmangur goditjet elektrike.
UDHËZIME PËR INSTALIMIN
Përpara instalimit, shënoni numrin e serisë (Ser. Nr.) nga etiketa e parametrave.Etiketa e
parametrave të pajisjes ndodhet në pjesën e saj të poshtme.
HK634150XB
58 GAD DA AU 220-240 V 50-60 Hz
AEG-ELECTROLUX
Udhëzime për instalimin
949 593 373 01
Induction 3,7 kW
7,3 kW
3