TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhë-
zimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse shkaktohen
lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë
mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që
nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyr-
je ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë
rreziqet e përdorimit.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyr-
je.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të
ngjashme, si p.sh.:
– Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane,
në zyra dhe në ambiente të tjera pune
– Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë mëngjes dhe
ambiente të tjera banimi
• Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose në struk-
turën inkaso.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përsh-
pejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prod-
huesi.
• Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
• Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit
në pajisje nëse ato nuk janë të rekomanduara nga prodhuesi.
• Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materi-
ale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
• Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si p.sh. kuti aerosoli
me lëndë të ndezshme.
• Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar,
ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbi-
mit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
EAL6xxxXOX_SQ-RO(1)_2.indd 3
SHQIP
3
6/8/2015 1:46:19 PM