AL
Paneli i kontrollit të ngrirësit
Artikulli 5
Paneli i kontrollit rregullon temperaturën në
ngrirës dhe ka funksionet e mëposhtme:
1 - Led portokalli - Fast freeze e aktivizuar
Kur e rrotulloni butonin e vendosjes të
temperaturës të ngrirësit (4) në pozicionin
„FAST FREEZE", led portokokalli (1) do të
ndizet dhe pajisja do të punojë në temperaturën
më të ulët. LED portokalli fiket pas 50 orësh
punimi në kushtet e temperaturës më të ulët.
2 - Led jeshile - energjia e ndezur (Tensioni)
Ndizet kur pajisja është e lidhur me energjinë
dhe qëndron ndezur për sa kohë ka energji në
dispozicion. LED jeshile nuk jep informacione
për temperaturën brenda ngrirësit.
3 - Led e kuqe - Alarm i temperaturës të lartë
4 - Butoni i rregullimit të temperaturës
Alarm i temperaturës të lartë
Pasi pajisja ndizet për herë të parë alarmi nuk
është aktiv për 12 orët e para (led e kuqe është
e fikur).
Pas kësaj periudhe, led e kuqe mund të ndizet
(led e kuqe është e ndezur) në rastet e
mëposhtme:
- Nëse pajisja është e mbingarkuar me ushqime
të freskëta
- Nëse dera është lënë hapur gabimisht.
Në këto raste led e kuqe do të qëndrojë e
ndezur derisa pajisja të arrijë temperaturën e
caktuar.
Nëse led e kuqe është e ndezur prisni 24 orë
para se të njoftoni shërbimin e autorizuar.
E rëndësishme:
Temperaturat e arritura mund të ndryshojnë në
varësi të kushteve të përdorimit të aparatit, si:
vendndodhja, temperatura e ambientit,
shpeshtësia e hapjes të derës, sasia e
mbushjes me ushqime. Rregullimi i
temperaturës do të ndryshohet sipas këtyre
kushteve.
Nëse led e kuqe është e ndezur prisni 24 orë
para se të njoftoni shërbimin e autorizuar.
Mund të jenë vendosur ushqime të ngrohta
brenda ngrirësit dhe/ose dera është lënë hapur.
Pas 24 orësh punimi alarmi për temperaturën e
lartë (led e kuqe) duhet të fiket.
Udhëzime për përdorimin
Funksioni Fast freeze
Për të aktivizuar funksionin FAST FREEZING, ju
lutem rregulloni rrotullën e vendosjes të
temperaturës në pozicionin „FAST FREEZE".
Këshillohet që t'i vendosni ushqimet që doni t'i
ngrini më shpejt në ngrirës 24 orë para se të
aktivizoni funksionin e ngrirjes të shpejtë.
Ndërkohë që ngrirja e shpejtë është e aktivizuar,
frigoriferi punon në temperaturë më të ulët për
ngrirësin. Funksioni Fast freeze zgjat për 50 orë.
Pasi të mbarojë, frigoriferi kthehet në kushtet
normale të punimit me një rregullim temperature
prej 3 edhe nëse rrotulla është përsëri e
vendosur në pozicionin "FAST FREEZE". Veçoria
'ecodesign' ofron kursim energjie kur funksioni i
ngrirjes të shpejtë nuk anulohet për asnjë arsye.
Kapaciteti i ngrirjes të frigoriferit tuaj është matur
dhe deklaruar me funksionin e ngrirjes të shpejtë
të aktivizuar.
58