Download Inhoudsopgave Inhoud Print deze pagina

honor NDL-W09 Snelstartgids pagina 161

Inhoudsopgave

Advertenties

Beschikbare talen
  • NL

Beschikbare talen

  • DUTCH, pagina 53
ndërpresë rrjetet me valë, të paraqesë rrezik për funksionimin
e avionit ose të jetë i paligjshëm.
Për të shmangur dëmtimin e qarkut të brendshëm të pajisjes
ose karikuesit, mos e përdorni pajisjen në një vend me pluhur,
të lagësht ose të ndotur ose pranë një fushe magnetike.
Gjatë karikimit të pajisjes, sigurohuni që përshtatësi i energjisë
të jetë i lidhur në një prizë pranë pajisjeve dhe të jetë
lehtësisht i aksesueshëm.
Shkëputeni karikuesin dhe pajisjen nga prizat elektrike kur nuk
janë në përdorim.
Mos e përdorni, ruani ose transportoni pajisjen në mjedise ku
ruhen lëndë të ndezshme ose shpërthyese (për shembull, në
një pikë karburanti, depo nafte ose impiant kimik). Përdorimi i
pajisjes në këto mjedise rrit rrezikun e shpërthimit ose zjarrit.
Mbajeni baterinë larg zjarrit dhe mos e çmontoni, modifikoni,
hidhni ose shtrydhni. Mos futni objekte të huaja brenda saj,
mos e zhytni në ujë ose lëngje të tjera ose mos e ekspozoni
ndaj forcës ose presionit të jashtëm, pasi kjo mund të
shkaktojë rrjedhje, mbinxehje, ndezje apo edhe shpërthim të
baterisë.
Hidheni pajisjen, baterinë dhe aksesorët sipas rregulloreve
vendore. Ato nuk duhet të hidhen te mbeturinat e zakonshme
shtëpiake. Përdorimi i gabuar i baterisë mund të çojë në zjarr,
shpërthim ose rreziqe të tjera.
Kjo pajisje përmban një bateri të integruar. Mos u përpiqni ta
ndërroni vetë baterinë. Përndryshe, pajisja mund të mos
funksionojë siç duhet ose mund të dëmtojë baterinë. Për
sigurinë tuaj personale dhe për t'u siguruar që pajisja juaj të
funksionojë siç duhet, ju këshillojmë shumë që të kontaktoni
një qendër të autorizuar shërbimi për ndërrimin e baterisë.
Informacione për riciklimin dhe hedhjen pas
përdorimit
158

Advertenties

Inhoudsopgave
loading

Inhoudsopgave