116
www.aeg.com
Kujdes! Për të parandaluar çdo rrezik
zëvendësimi i kabllos ushqyese duhet
të bëhet nga shërbimi i autorizuar i
asistencës teknike.
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi
ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr spinën
ose duke ulur siguresës e përgjithshme
të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e fi ltrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave
të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të fi ltrave përbën rrezik
zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë
metalik duhet të pastrohet një herë në muaj
me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me
makinë larëse me temperaturë të ulët dhe
me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë
larëse, fi ltri antiyndyrë metalik mund të
çngjyroset, por karakteristikat e tij të fi ltrimit
nuk ndryshojnë aspak.
4.2 – Filtër prej karboni aktiv që mund
të lahet - Bllokimi i fi ltrit të karbonit vërehet
pas një përdorimi pak a shumë të gjatë
sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së
pastrimit të fi ltrit të yndyrës. Sidoqoftë është
e nevojshme të zëvendësohet të paktën
çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.