Ju lutemi lexoni në fillim këtë manual përdorimi!
I dashur klient i çmuar,
Faleminderit që keni zgjedhur këtë pajisje Beko. Ne shpresojmë që të merrni rezultatet më të mira nga
pajisja juaj, e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe me një teknologji të nivelit më të lartë. Për këtë
arsye, lexoni me kujdes të gjithë këtë manual përdorimi dhe të gjitha dokumentet e tjera shoqëruese
përpara se të përdorni këtë pajisje dhe mbajeni atë si referencë për ta përdorur në të ardhmen. Nëse ia
jepni dikujt tjetër këtë pajisje, jepini edhe manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet duke treguar vëmendje
për të gjitha informacionet dhe paralajmërimet në manualin e përdorimit.
Mos harroni se ky manual përdorimi mund të jetë i vlefshëm edhe për modele të tjera. Diferencat mes
modeleve përshkruhen në mënyrë të qartë në manual.
Kuptimet e simboleve
Simbolet e mëposhtme përdoren në pjesë të ndryshme të këtij manuali përdorimi:
C
Informacione të rëndësishme
dhe sugjerime të dobishme për
përdorimin.
A
Paralajmërime për situata të rreziks-
hme në lidhje me sigurinë e jetës dhe
të pronës.
Paralajmërim për sipërfaqe të nxehta.
B
Paralajmërim për goditje elektrike.