Përdorimi
Oxhaku eshte konceptuar per thithjen e tymrave dhe avujve te gatimit dhe eshte vetem
per perdorim shtepiak.
Oxhaku thithës është realizuar për t'u përdorur në lloji thithës me nxjerrje të jashtme ajri
ose filtuese me qarkullim të brendshëm.
Lloji thithës
Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në fllanxhën e rakordimit.
KUJDES!
Tubi i evakuimit nuk përfshihet tek pajisjet ndaj duhet blerë.
Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës lidhëse.
KUJDES!
Nëse oxhaku është i pajisur me filtra karboni, këta duhet të hiqen.
Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë
me daljen e ajrit (fllanxhën e rakordimit).
Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diametër më të vogël seç
duhet do të çojë në një ulje të fuqisë thithëse dhe në një rritje të madhe të zhurmës.
Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për një rast të tillë.
!
Perdorn nje kabëll sa më të shkurtër!
Përdor një kabëll me sa më pak kthesa (kendi i kthesës maksimumi 90° )
!
Evitoni kthesat e forta te pjesëvë të kabllit.
Lloji filtrues
Ajri i thithur do të pastrohet e aromatizohet përpara se të rikthehet në dhomë.Për ta
përdorur oxhakun në këtë version është e nevojshme të instalohet një sistem filtrimi i
pajisur me bazë filtrash karboni.
Montimi
• Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të
eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të
oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin
e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e
kuzhinave me gaz apo të përziera.
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz
përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
Lidhja Elektrike
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar
në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut.
Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në
mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të
arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë
(me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina
nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit,
përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e
plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese
të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
KUJDES! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me
rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë,
kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si
duhet.
Oxhaku është i pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë;
në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të
ndihmës teknike.
Montimi
Përpara se të filloni instalimin:
•
Verifikoni nëse produkti i blerë ka përmasat e duhura me zonën ku to të bëhet
instalimi.
•
Hiqni filtrin/at
prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni dhe paragrafin
përkatës).Ky/keto filtër/a do te rimontohet/en vetëm nëse do të përdoret oxhaku i
llojit filtrues.
•
Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë(për arsye transporti), materiale
amballazhi (psh, zarfa me vida, garancia etj), sipas rastit hiqini dhe ruajini.
Ky tip oxhaku duhet të jetë i futur në bufe ose mbështetur diku tjetër.
Mirëmbajtja
Pastrimi
Për pastrimin përdorni VETEM një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.
MOS PERDORNI MJETE OSE VEGLA PER PASTRIMIN. Shmangni perdorimin e
produkteve qe permbajne gerryes. MOS PËRDORNI ALKOL!
Për të gjitha veprimet e mirëmbajtjes përdorni dorashkat e punës.
Filtri antiyndyrë
Fig. 8-13
Thith avujt e yndyrës së gatimit.
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo
gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të
shkurtër.
Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.
Për çmontimin e filtrave të yndyrës tërhiqni dorezën me sustë të filtrit.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 12
Thith aromat e pakëndshme të gatimit.
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të
kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
Hiqni filtrat anti-yndyre.
Aplikoni një filter karboni për cdo ane dhe lidhini me aspiratorin.
Zevendesoni filtrat anti-yndyre.
Blerja e filtrit me karbon
Filtri me karbon mund të blihet në website-in e Shërbimeve të Asistencës ose pranë
Qendrave të Asistencës Samsung. Lexoni informacionet që ndodhen në faqen e fundit
të këtij udhëzuesi.
Zëvendësimi i Llambave
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.
Nxirrni sirtarin plotesisht.
Hiqni grilen e thithjes per te kapur zonën e llambes.
Hiqni driten demtuar dhe zevendësojeni ate me nje te re (shihni tabelen më poshte):
Llampa
Fuqia (W)
3
Rryma (V)
Përmasa (mm)
35x102 (Diametër
220-240
Kodi ILCOS D
(në përputhje me IEC 61231)
DRBB/C-3-220-240-E14-35/102
Vendoseni grilen perseri.
Nëse ndriçimi nuk punon, kontrolloni nëse llambat janë futur siç duhet para se të
thërrisni ndihmën teknike.
Çmontimi i llambës pas djegies: Për heqjen, ju lutemi të veproni si më sipër.
Priza
E14
x Gjatësi)
61