Download Inhoudsopgave Inhoud Print deze pagina

Manuali I Përdorimit; Siguria; Përdorimi Sipas Destinimit; Udhëzime Të Përgjithshme Për Sigurinë - Vaillant 0020230734 Gebruiksaanwijzing

Inhoudsopgave

Advertenties

1

Siguria

1.1
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas
destinimit mund të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose palëve të treta,
ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Shufra elektrike ngrohëse shërben për
ngrohjen e pjesës së gatishmërisë së
rezervuarit të ujit të ngrohtë VIH R 300 - 500
dhe VIH S 300 - 500. Ajo është paraparë në
mënyrë të posaçme si ngrohje plotësuese.
Përdorimi sipas destinimit përfshin:
– ndjekjen e udhëzimeve të bashkangjitura
të përdorimit të produktit, si dhe të gjitha
komponentave tjera të pajisjes
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
Ky produkt mund të përdoret nga fëmijë mbi
8 vjeç dhe nga personat me aftësi fizike,
ndjesore ose mendore si dhe ata pa përvojë
dhe njohuri, vetëm me mbikëqyrje ose nëse
janë mësuar për përdorimin e sigurit të
përdorimit të produktit dhe kuptojnë rreziqet
përkatëse. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
produktin. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët
pa mbikëqyrje.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
jashtë destinimit që pëshkruhet, vlen si
përdorim jo sipas destinimit. Përdorimi jo
sipas destinimit është edhe çdo përdorim
komercial dhe industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.2
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.2.1 Rrezik nga keqkomandimi
Përmes keqkomandimit mund të rrezikoni
veten tuaj dhe të tjerët si dhe të shkaktoni
dëme materiale.
▶ Lexoni me kujdes udhëzuesin përkatës
dhe dokumentet bashkëngjitur veçanërisht
kapitullin "Siguria" dhe paralajmërimet.
▶ Ndërmerrni vetëm veprimet, për të cilat ju
udhëzon udhëzuesi aktual i përdorimit.
168
1.2.2 Rrezik i një dëmi material nga ngrica
▶ Sigurohuni që impianti i ngrohjes të
qëndrojë në punë edhe në ngricë dhe
gjithë dhomat të jenë të temperuara.
▶ Nëse nuk e siguroni dot përdorimin,
atëherë lëreni specialistin të boshatisë
impiantin e ngrohjes.
1.2.3 Rrezik të jetës nga ndryshimet në
produkt ose në rrethin e produktit
▶ Në asnjë rast mos i hiqni, mbushni ose
bllokoni mekanizmat e sigurisë.
▶ Mos manipuloni me mekanizmat e
sigurisë.
▶ Mos i shkatërroni apo hiqni vulat nga
komponentët.
▶ Mos bëni kurrfarë ndryshimesh:
– në produkt
– në furnizuesit për ujë dhe korrent
– tek valvuli i sigurisë
– tek tubacionet e shkarkimit
– te elementet ndërtuese, të cilat mund
të kenë ndikim në sigurinë e punës së
produktit
1.2.4 Rreziku nga lëndimet de rreziku
nga dëmtimet përmes mirëmbajtjes
dhe riparimeve joprofesionale ose
mungesës së tyre
▶ Asnjëherë mos provoni, vetë t'i bëni
punët e mirëmbajtjes dhe riparimeve në
produktin Tuaj.
▶ Defektet dhe dëmtimet le t'i rregullojë
menjëherë një mjeshtër profesional.
▶ Përmbajuni intervalet e dhëna të
mirëmbajtjes.
1.3

Rregullore (Direktiva, Ligje, Norma)

▶ Respektoni rregulloret, normat, direktivat,
aktet dhe ligjet kombëtare.
Manuali i përdorimit 0020230754_02

Advertenties

Inhoudsopgave
loading

Inhoudsopgave