SQ - Udhëzime montimi dhe përdorimi
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.
Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Kujdes! Kur përdoret ose lëvizet oxhaku mos lini duart brenda rrezes së
veprimit të panelit thithës (kasetës që hiqet).
Vërejtje
Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht
instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të
banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka
pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në
gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore,
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të
kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një
njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me
pajisjen.
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç
duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur
sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht.
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të
tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për
nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është
e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr,
prandaj duhet të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të
parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për
nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve
lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË
PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në
këtë manual)
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e
pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri.
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të
mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane
2002/96/CE për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and
electronic equipment- WEEE).
Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në
shmangjen e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambjentin dhe
shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.
Shenja
e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës,
tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo
duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen
rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit
të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin
tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë
pajisjen.
Përdorimi
Oxhaku është realizuar për t'u përdorur në variantin thithës me shkarkim të
jashtëm
ose filtrues me qarkullim të brendshëm
Montimi
Kujdes! Instalimi duhet të kryhet nga një teknik i specializuar.
Në instalimin e produktit, këshillohet të ruani largësinë minimale prej 400mm
midis pllakës së gatimit dhe përbërësve të mundshëm të vendosur mbi
oxhak.
Kjo me qëllim që të mos pengohet lëvizja për lart (hapje) dhe për poshtë
(mbyllje) e panelit thithës, si dhe për të lehtësuar ndezjen e komandave të
oxhakut të vendosura në panel.
PARALAJMËRIM: Vendoseni kutinë metalike që përmban përbërësit
eletrikë në një largësi jo më pak se 65 cm nga pllaka e gatimit me gaz ose të
paktën 65 cm nga pika e thithjes së oxhakut.
REKOMANDIM: Ju rekomandojmë të instaloni kutinë metalike që përmban
përbërësit eletrikë të paktën 10 cm nga dyshemeja dhe në një largësi të
mjaftueshme nga të gjitha burimet e nxehtësisë (psh. cepi i një furre, ose
pllaka e gatimit).
Në rast përdorimi me pllaka gatimi me gaz duhet të respektoni kërkesat e
mëposhtme:
- Fuqia e përgjithshme e pllakës së gatimit duhet të jetë më e pakët ose e
barabartë me 11.3Kw.
- Layout-i i pllakës së gatimit duhet të ketë një fuqi jo më të madhe se 4750
W në pllakat ngjitur me downdraft-in.
- Fuqia maksimale e zjarrit të vetëm përballë downdraft-it nuk duhet të jetë
me e madhe se 3000W.
- Fuqia minimale e anësores së downdraft-it dhe anësorja e pllakës së
gatimit duhet të jetë të paktën 50mm.
- Largësia minimale ndërmjet bordurës së sipërfaqes së gatimit dhe zjarrit
më të fuqishëm nuk duhet të jetë më e ulët se 191mm dhe fuqia maksimale
e lejuar për zjarrin më të fuqishëm është 5000W.
- Largësia minimale ndërmjet bordurës së sipërfaqes së gatimit dhe zjarrit
më të afërt nuk duhet të jetë më e pak se 97mm.
- Trashësia ndërmjet bazës së sipërfaqes së gatimit dhe bordurës së
jashtme nuk duhet të jetë më pak se 45mm.
- Është e rëndësishme të fiksohet kutia e mbajtjes së pajisjeve elektrike në
një pozicion të tillë që daljet e mundshme të gazit të mos kompromentojnë
sigurinë e pajisjes.
- Kur downdraft-i përdoret me sipërfaqe gatimi me gaz, është e
këshillueshme të instalohen sipërfaqe gatimi të pajisura me ndjesorë gazi.
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një
largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
!
Përdorni një kordon të gjatë sa më pak të jetë e mundur.
!
Përdorni një kordon me numrin më të vogël të mundshëm të
përthyerjeve (këndi maksimal i përthyersjes: 45°).
59
.