2
1
5.
Mbyllni folenë e shërbimit dhe valvulat me dy dhe me
tre dalje, me tapat mbrojtëse përkatëse.
6.
Sigurohuni që gjithë valvulat e shërbimit të lidhura në
njësitë e brendshme, janë të hapur dhe që valvulat e
palidhur janë mbyllur mirë.
7.
Lidheni pajisjen dhe ndizeni për një kohë të shkurtër,
për të kontrolluar funksionimin e mirë (për më shumë
informacione, shihni manualin e përdoruesit).
8.
Përsëritni procesin në gjithë sistemet e qarkullimit të
impiantit.
9.4
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit për përftimin
mbrapsht të lëndës ftohëse
1.
Vendoseni në punë impiantin në një temperaturë
ambienti nën 16º C.
2.
Pas 5 minutash, vendoseni temperaturën e njësisë në
16º C në regjimin e ftohjes.
3.
Shtypni butonin
pas tjetrës brenda 2 sekondave, për të hyrë në regjimin
e përftimit mbrapsht të lëndës ftohëse.
4.
Kodi "Fo" do të shfaqet në ekranin e njësisë së
brendshme dhe impianti do të ndizet në regjimin e
qarkullimit të lëndës ftohëse. Ventilatori qëndron i
ndezur.
5.
Për të çaktivizuar funksionin, shtypni cilindo buton në
telekomandë.
0020250592_02 climaVAIR plus/exclusive Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
2
1
të telekomandës 3 herë njëra
Transferimi i produktit tek operatori 10
10 Transferimi i produktit tek operatori
▶
Pas përfundimit të instalimit, tregojini përdoruesit
pozicionet dhe funksionin e mekanizmave të sigurisë.
▶
Tregojini përdoruesit udhëzimet e sigurisë që duhet të
ketë parasysh.
▶
Informoni operatorin rreth domosdoshmërisë, ta
mirëmbajë produktin sipas intervaleve të parapara.
▶
Nëse keni vënë në punë më shumë se një njësi të
brendshme, programoni të njëjtin regjim pune (ngrohje
ose ftohje). Përndryshe do të shkaktohet një konflikit
midis regjimeve të punës dhe tek njësitë do të shfaqet një
njoftim defekti.
11 Zgjidhja e defektit
11.1
Sigurimi i pjesëve të këmbimit
Pjesët origjinale të produktit janë certifikuar nga prodhuesi
si pjesë e kontrollit të përputhshmërisë. Nëse gjatë
mirëmbajtjes ose riparimit, përdorni pjesë të tjera, të
pacertifikuara ose të autorizuara, përputhshmëria e produktit
mund të shfuqizohet dhe produkti nuk përputhet më me
normat në fuqi.
Ju këshillojmë të përdorni menjëherë pjesë këmbimi
origjinale të prodhuesit, në mënyrë që të garantohet një
funksionim pa defekte dhe i sigurt. Për të marrë informacione
lidhur me pjesët e këmbimit origjinale, drejtohuni pranë
adresës së kontaktit që gjendet në pjesën e pasme të
udhëzuesit përkatës.
▶
Nëse gjatë mirëmbajtjes ose riparimit ju duhen pjesë
këmbimi, përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara
për produktin.
12 Inspektimi dhe mirëmbajtja
12.1
Mirëmbajtja
Kusht paraprak për sigurinë afatgjatë të punës,
besueshmërinë dhe jetëgjatësinë e lartë, është
inspektimi/mirëmbajtja vjetore e produktit nga një teknik i
licencuar.
12.2
Respektoni intervalet e inspektimit dhe
kontrollit
▶
Respektoni intervalet e minimale të inspektimit dhe
kontrollit. Në varësi të rezultateve të inspektimit mund të
jetë i nevojshëm një kontroll më i hershëm.
12.3
Mirëmbajtja e produktit
Njëherë në muaj
▶
Kontrolloni nëse filtri i ajrit është i pastër.
–
Pastrojeni filtrin me ujë ose me një fshesë korrenti.
Çdo gjashtë muaj
▶
Çmontoni veshjen e jashtme të produktit.
▶
Kontrolloni nëse këmbyesi i nxehtësisë është i pastër.
▶
Hiqni gjithë objektet e huaj nga sipërfaqja e lamelave
të këmbyesit të nxehtësisë, të cilët mund të pengojnë
qarkullimin e ajrit.
▶
Hiqni pluhurin me spërkatësin me presion ajri.
275