• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• mbajeni veglën e punës vetëm nga sipërfaqet e
izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose me
kordonin e tij (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë
që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të
transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PËRDORImI
• Ndezje/Fikje 4
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 5
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 6
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Ndërrimi i puntove 7
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
• Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) 8
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit D rrotullohet nga 1 në 20; pozicioni E do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
• Zgjedhja e marshit mekanik 9
- vendosni çelësin e përzgjedhjes F në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
LOW
- shpejtësi e ulët
- forca e rrotullimit e lartë
- për vidhosje dhe shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
HIGH
- shpejtësi e madhe
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpime me diametër të vogël
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 0
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të çarat e ajrimit G 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
kËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Përdorni puntot e duhura !
! përdorni vetëm punto të mprehta
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
• Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një
skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
• Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i
qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
• Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi paraprakisht
një vrimë
• Shpimi pa ashkla në dru @
• Shpimi pa pluhura në mure #
• Shpimi pa pluhura në tavanë $
• Shpimi në pllaka pa rrëshqitur %
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
mIRËmBAJTJA / SHËRBImI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes G 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
89