Download Print deze pagina

LG GBP62DSNGN Handleiding pagina 411

Advertenties

Beschikbare talen
  • NL

Beschikbare talen

  • DUTCH, pagina 282
PËRDORIMI
Shënime për përdorimin
• Përdoruesit duhet të mbajnë në mend se
mund të formohet ngricë nëse dera nuk
mbyllet plotësisht, nëse lagështia është
shumë e lartë gjatë verës ose nëse dera e
ngrirjes hapet shpesh.
• Sigurohuni që të ketë hapësirë të
mjaftueshme midis ushqimeve të mbajtura
mbi raft ose koshin e derës për të lejuar që
dera të mbyllet komplet.
• Nëse e mbani hapur derën për një kohë të
gjatë mund të shkaktoni rritjen e ndjeshme
të temperaturës në dhomëzat e pajisjes.
• Nëse pajisjen ftohëse e lini bosh për një
kohë të gjatë, duhet ta fikni, shkrini, pastroni,
thani dhe lini derën e saj hapur për të
parandaluar krijimin e mykut brenda pajisjes.
Sugjerim për kursimin e energjisë
• Sigurohuni që të ketë hapësirë të
mjaftueshme midis ushqimeve të vëna. Kjo
lejon që ajri i ftohtë të qarkullojë lirshëm
dhe ul faturat e energjisë elektrike.
• Vendosini ushqimet e nxehta vetëm pasi të
jenë ftohur me qëllim që të parandalohet
formimi i lagështisë ose akullit.
• Kur vendosni ushqime në dhomëzën e
ngrirësit, vendoseni temperaturën e ngrirjes
më të ulët se temperatura e treguar në
ushqim.
• Mos vendosni ushqime pranë sensorit të
temperaturës të frigoriferit. Mbani një
distancë prej të paktën 3 cm nga sensori.
• Vini re se rritja e temperaturës pas shkrirjes
ka një rreze të lejueshme në specifikimet e
pajisjes. Nëse doni që të minimizoni
ndikimin që kjo mund të ketë në ruajtjen e
ushqimeve për shkak të rritjes së
temperaturës, mbulojini ose mbështillini
ushqimet e ruajtura në disa shtresa.
Sistemi automatik i shkrirjes në pajisje
(sistemi defrost) lejon që ndarja të mos
akumulojë asnjëherë akull në kushte
normale funksionimi.
Për përdorim më efikas të energjisë, mbajini
të gjitha pjesët e brendshme(p.sh. koshat e
derës, sirtarët dhe raftet) në vendin e tyre
fillestar.
Mos e vendosni temperaturën e pajisjes më
të ulët se sa është e nevojshme.
Mbajtja e ushqimeve në mënyrë
të efektshme
• Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e
ftohura brenda enëve të mbyllura.
• Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën
(udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni
ushqimet në pajisje.
• Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata
(më shumë se 4 javë) nëse prishen lehtë
në temperaturë ambienti.
11
• Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e
ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës
menjëherë pasi t'i keni blerë.Mos ngrini
përsëri çfarëdo ushqimi që është shkrirë më
parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që janë
shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat
ushqyese.
Ruani mishin dhe peshkun e pa gatuar në enë
të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të
mos ketë kontakt dhe as të mos pikojë mbi
ushqimet e tjera.
• Mos i mbështillni dhe ruani ushqimet me
gazetë. Materiali i printimit të gazetës ose
substancave të tjera të huaja mund njollosë
dhe të ndotë ushqimet.
• Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk
mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja
është e mbingarkuar.
• Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët
për ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos
vendosni temperaturë më të ulët se
temperatura që duhet për t'i ruajtur ushqimet
mirë.
• Për më shumë hapësirë, mund të hiqni raftin
e shisheve, tabakën e vezëve, tabakën e
akullit dhe sirtarin e konvertuesit të freskisë.
Ushqimi mund të ngrijë nëse e vendosni në
temperaturën e gabuar. Vendoseni frigoriferin
në temperaturën e duhur për ushqimet që do të
ruani.
Kapaciteti maks. i ngrirjes
• Funksioni i Ngrirjes së shpejtë do ta vendosë
frigoriferin në kapacitetin maksimal të ngrirjes.
Kjo zgjat zakonisht deri në 24 orë dhe
çaktivizohet automatikisht.
• Nëse duhet të përdoret kapaciteti maksimal i
ngrirjes, funksioni i Ngrirjes së shpejt duhet të
qëndrojë ndezur për shtatë orë, përpara se
produkti i freskët të vendoset në dhomëzën e
ngrirësit.
Ngrirja e sasisë maksimale të
ushqimeve
• Për të arritur një qarkullim më të mirë, futni të
gjithë sirtarët.
• Nëse duhet të ruhen sasi të mëdha ushqimi,
të gjithë sirtarët e ngrirësit duhet të nxirren
jashtë pajisjes dhe ushqimi duhet të vendoset
pirg direkt në raftet e ngrirësit (ose në rafte) në
ndarjen e ngrirësit.
SHËNIM
• Për të hequr sirtarët, së pari hiqni ushqimet
nga sirtarët dhe më pas tërhiqni jashtë me
kujdes sirtarët. Nëse nuk veproni kështu mund
të lëndoheni ose të shkaktoni dëmtime të
sirtarëve.
• Forma e secilit sirtar mund të jetë e ndryshme,
vendosini në pozicionin e duhur.
SQ

Advertenties

loading