SIGURIA DHE UDHËZIMET
Të nderuar klientë,
Lexoni me kujdes deri në fund udhëzimet përpara montimit dhe vënies në funksionim të motorit të portës së
garazhit� Instalimi duhet të kryhet nga një specialist i përshtatshëm� Instalimi me gabime ose riparimet e kryera
vetë mund të çojnë në lëndime, vdekje si dhe dëme materiale gjatë përdorimit� Ndiqni të gjitha udhëzimet për
sigurinë tuaj individuale dhe ruani manualin e montimit. Këshilloni çdo përdorues për rreziqet e mundshme, të cilat
kanë lidhje me këtë motor të portës së garazhit� Nëse aparati i dorëzohet një përdoruesi tjetër, dorëzojini këtij të
fundit edhe këtë manual�
Ky manual është manuali i instruksioneve origjinale të përdorimit (ose përkthim i manualit të instruksioneve origjinale
të përdorimit për manualet në gjuhë të huaj), në kuptimin e Direktivës 2006/42/KE të BE-së. Për operimin e sigurt dhe
mirëmbajtjen e sistemit të portës duhet të jenë në dispozicion dokumentet e mëposhtme:
Ky manual përdorimi
Manuali i përdorimit i portës së garazhit
Libri i testimit
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË
Motori i portës së garazhit dhe paketimi nuk janë lodra për të luajtur� Mbajini fëmijët larg tyre� Ekziston rreziku i lëndimit dhe i
mbytjes
Motori i portës së garazhit nuk duhet të hapet ose të modi昀椀kohet.
Motori i portës së garazhit nuk ka nevojë për mirëmbajtje dhe nuk kërkon kujdes të veçantë�
Përpara montimit kontrolloni motorin e portës së garazhit për dëmtime të mundshme dhe veri昀椀koni nëse paketimi përmban
të gjithë aksesorët�
Kontrolloni rregullisht sistemin e portës nëse lëviz lirshëm dhe kontrollojeni për ngrirje të mundshme gjatë dimrit.
Nëse keni pyetje teknike për motorin e portës së garazhit, drejtojuni shërbimit tonë për klientin�
Fëmijët dhe personat, të cilët për shkak të aftësive të ku昀椀zuara 昀椀zike, psikike apo ndijore nuk janë në gjendje ta përdorin me
kujdes dhe në mënyrë të sigurt motorin e portës së garazhit, nuk lejohen që ta përdorin apo ta montojnë motorin e portës
së garazhit� Fëmijët nuk duhet të luajnë me motorin e portës së garazhit� Motori i portës së garazhit mund të përdoret nga
fëmijët 8 vjeç e lart, si dhe nga personat me aftësi të ku昀椀zuara 昀椀zike, psikike ose ndijore apo me mungesë përvoje dhe
njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që mund të lindin nga
përdorimi i tij� Ndalohet pastrimi dhe mirëmbajtja nga fëmijët nëse ata nuk mbikëqyren�
PËRDORIMI I PARASHIKUAR
Përdoreni motorin e portës së garazhit vetëm për qëllimet për të cilat ai është ndërtuar dhe projektuar! Çdo përdorim tjetër
konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e parashikuar!
Motori i portës së garazhit është parashikuar vetëm për funksionimin me impulse të dyerve me seksione dhe të dyerve me
hapje me rrotullim nga jashtë me balancim me susta�
Motori i portës së garazhit është i përshtatshëm vetëm për përdorimin në sferën private / jo komerciale�
Motori i portës së garazhit është i përshtatshëm për përdorim vetëm në ambiente të thata�
Sistemet e portave, të cilat kanë vetëm një pajisje mbrojtëse (p.sh. çaktivizim i forcës), duhet të vihen në përdorim vetëm në
zonën e shikimit�
Motori i portës së garazhit nuk duhet të përdoret te portat pa mbrojtje ndaj rrëzimit�
Motori i portës së garazhit nuk duhet të përdoret në funksionim të vazhdueshëm�
Në rast dëmesh të shkaktuara si pasojë e mosrespektimit të këtyre udhëzimeve të sigurisë, çdo kërkesë garancie
shfuqizohet. Ne nuk marrim përsipër asnjë përgjegjësi për dëmet shkakësore!
KUALIFIKIMI I INSTALUESIT
Montimi, vënia në punë, mirëmbajtja dhe riparimi duhet të kryhet vetëm nga një person specialist / një kompani e
specializuar dhe në përputhje me këtë manual�
162