SQ
3. Sigurohuni që të ketë hapësirë të
mjaftueshme rrotull pajisjes për të garantuar
qarkullim të lirë të ajrit (Artikulli 2).
• Hapeni derën e frigoriferit tuaj për të
vendosur distancën midis frigoriferit dhe
murit (Artikulli 3).
4. Pajisja duhet të mbahet mbi një
sipërfaqe të lëmuar. Dy këmbët e para mund
të rregullohen sipas nevojës. Për të
garantuar që pajisja juaj të qëndrojë drejt në
këmbë rregulloni dy këmbët e para duke i
rrotulluar në drejtim orar ose anti-orar, derisa
produkti të jetë pa lëvizur në kontakt me
dyshemenë. Rregullimi i mirë i këmbëve
shmang dridhjet dhe zhurmën (Artikulli 4).
5. Shikoni pjesën "Pastrimi dhe Kujdesi"
për ta përgatitur pajisjen tuaj për përdorim.
Njihuni me pajisjen tuaj
(Artikulli 1)
1 - Termostati dhe kutia e llambës
2 - Raftet e rregullueshme të kabinetit
3 - Kolektori i ujit
4 - Kapaku i krisperit
5 - Krisperët
6 - Këmbë e rregullueshme
7 - Ndarja e baxhos
8 - Raft për vazo
9 - Raft për shishe
Rregullimi i sugjeruar i ushqimeve
në frigoriferin depo
Udhëzime për të arritur vendosje dhe
higjienë optimale:
1. Kjo pajisje është për të mbajtur për kohë
të shkurtër ushqime dhe pije të freskëta.
2. Produktet e qumështit duhet të mbahen
në ndarjen e veçantë të vendosur në
vizuesin e derës.
3. Gjellët e gatuara nuk duhet të mbahen
në enë të izoluara dhe mbahen më mirë në
një prej rafteve që hiqen.
4. Ushqimet e freskëta të mbështjella mund
të mbahen mbi raft. Frutat dhe perimet e
freskëta duhet të pastrohen dhe të mbahen
në koshet e krisperit.
5. Shishet mund të mbahen në pjesën e
derës.
Udhëzime për përdorimin
6. Për të mbajtur mishin e pagatuar,
mbështilleni në qese polietilieni dhe
vendoseni në raftin më të poshtëm. Mos e
lini të bjerë në kontakt me ushqimet e
gatuara, për të shmangur ndotjen. Për siguri,
mishin e pagatuar mbajeni vetëm dy deri tre
ditë.
7. Për efikasitet maksimal, raftet që hiqen
nuk duhet të mbulohen me letër apo me
materiale të tjera për të lejuar qarkullimin e
lirë të ajrit të ftohtë.
8. Raftet janë të pajisur me ndalesa prapa
dhe anosje për mbajtjen e shisheve. Ngrijeni
raftin nga zgavrat kur e rregulloni.
9. Për ta anuar një raft, vendoseni pjesën e
pasme të raftit një nivel poshtë pjesës të
parme të raftit. Për ta hequr një raft të anuar,
më parë lëshoni pjesën e pasme që është
një nivel poshtë pjesës të parme të raftit. Për
ta hequr një raft të anuar, më parë lëshoni
pjesën e pasme nga zgavrat dhe pastaj
tërhiqeni.
10. Mos mbani vaj vegjetal në raftet e derës.
Mbajini ushqimet të paketuara, të
mbështjella ose të mbuluara. Lërini ushqimet
dhe pijet e nxehta të ftohen para se të
vendosen në frigorifer. Mos mbani
substanca shpërthyese në frigorifer. Alkooli
me përqindje të lartë duhet të mbahet në
këmbë në enë të mbyllura. Ushqimet e
mbetura nga kanaçet nuk duhet të mbahen
në kanaçe.
11. Disa fruta dhe perime dëmtohen nëse
mbahen në temperatura pranë 0 centigradë.
Prandaj mbështillini ananasët, shalqirin,
kastravecët, domatet dhe prdukte të
ngjashme në qese politeni.
Kontrolli dhe rregullimi i
temperaturës
Temperatura e brendshme duhet të
rregullohet me anë të butonit nga termostati.
Temperaturat e arritura brenda pajisjes
mund të luhatin në varësi të kushteve të
përdorimit: vendi, temperatura e ambientit,
shpeshtësia e hapjes së dyerve, sasia e
ushqimeve.
19