PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
masat paraprake në kapitullin "PARALAJMËRIME
SIGURIE" dhe në manualin e përdorimit të njësisë
elektrike.
Përdorimi i veglës
PARALAJMËRIM:
pranë linjave elektrike. Kontakti me linjat elektrike
ose përdorimi i veglës pranë linjave elektrike mund
të shkaktojë lëndime serioze ose goditje elektrike që
rezulton në vdekje.
PARALAJMËRIM:
të gërshërëve.
PARALAJMËRIM:
të ruajtur kontrollin e veglës gjatë gjithë kohës.
Mos lejoni që vegla të afrohet drejt jush ose
ndokujt në afërsi të ambientit të punës. Humbja e
kontrollit të veglës mund të shkaktojë lëndime serioze
për personat në afërsi dhe përdoruesin.
KUJDES:
Shmangni përdorimin e veglës në
mot shumë të nxehtë sa më shumë që të jetë e
mundur. Tregoni kujdes për gjendjen tuaj fizike
gjatë përdorimit të veglës.
KUJDES:
Bëni kujdes të mos prekni
aksidentalisht ndonjë gardh metalik ose objekte
të tjera të forta gjatë prerjes. Fletët e gërshërëve do
të thyhen dhe mund të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Kini kujdes të mos lejoni që fletët e
gërshërëve të kontaktojnë me tokën. Vegla do të
zmbrapset dhe mund të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Është shumë e rrezikshme të
zgjateni me prerësin e shkurreve, veçanërisht nga
një shkallë. Mos punoni ndërsa qëndroni në këmbë
mbi ndonjë vend i lëvizshëm ose të paqëndrueshëm.
Mos provoni të prisni degë më të
VINI RE:
trasha se 10 mm në diametër me veglën. Pritini
paraprakisht degët 10 cm më ulët se lartësia e prerjes
duke përdorur prerëse degësh përpara se të përdorni
veglën.
► Fig.22: (1) Lartësia e prerjes (2) 10 cm
Mos pritni pemë të thata ose objekte
VINI RE:
të ngjashme të forta. Duke vepruar kështu mund të
dëmtoni veglën.
Mbajeni veglën me të dyja duart, duke mbajtur dorezën e
përparme të njësisë elektrike ose mbajtësen e përparme
të aksesorit dhe mbajtësen e pasme të njësisë elektrike.
► Fig.23: 1. Doreza e përparme 2. Mbajtësja e pasme
Tërhiqni këmbëzën e çelësit, ndërkohë që shtypni levën
e zhbllokimit dhe më pas lëvizeni veglën përpara.
► Fig.24
Për përdorim bazë, anoni fletët e gërshërëve në
drejtimin e prerjes dhe lëvizeni lehtë dhe ngadalë me
shpejtësi prej 3 deri 4 sekondash për metër.
► Fig.25
Ndiqni paralajmërimet dhe
Mos e përdorni veglën
Mbajini duart larg fletëve
Bëni kujdes maksimal për
Për ta prerë pjesën anësore të shkurres në mënyrë të
njëtrajtshme, pritni nga poshtë lart.
► Fig.26
Kur pritni për të bërë një formë të rrumbullakët (prerja
e drurit të bushit ose të rododendrës, etj.), prisni nga
rrënja deri lart për një paraqitje të bukur.
► Fig.27
Kur pritni barin, përdorni fletët e gërshërëve në bar
paralelisht me tokën dhe priteni barin me lëvizje
lëkundëse nga e djathta në të majtë.
► Fig.28
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
mirëmbajtjes së pajisjes, fikni motorin dhe hiqni
kutinë e baterisë. Përndryshe makineria mund të
ndizet pa dashje duke shkaktuar lëndim të rëndë.
PARALAJMËRIM:
mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë uleni poshtë
atë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion
vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
PARALAJMËRIM:
masat paraprake në kapitullin "PARALAJMËRIME
SIGURIE" dhe në manualin e përdorimit të njësisë
elektrike.
KUJDES:
Vini gjithmonë doreza kur kryeni
inspektimin ose mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë tallashin me një leckë të thatë
ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e fletës së gërshërëve
Përpara përdorimit ose një herë në orë gjatë përdorimit,
aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me viskozitet të ulët
(vaj makinerie ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.29
Pas përdorimit, hiqni tallashin nga të dyja anët e fletëve
të gërshërëve me furçë me tela, fshijeni me një leckë
dhe më pas aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me
viskozitet të ulët (vaj makinerie ose vaj lubrifikues të
llojit me sprucim).
► Fig.30
169 SHQIP
Përpara inspektimit apo
Kur inspektoni ose kryeni
Ndiqni paralajmërimet dhe