ARALAJMËRIMET
DHE KËSHILLA
• Ky libërth me udhëzime për përdorim është
parashikuar për disa versione të aparatit. Ka
mundësi që të jenë përshkruar pjesë të posaç-
me të pajisjeve, që nuk i përkasin aparatit tuaj.
• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi
për dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë
ose jo në përputhje me rregullat përkatëse.
• Largësia minimale e sigurisë midis Platformës
së gatimit dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650
mm, (disa modele mund të instalohen në një
largësi më të vogël, referojuni paragrafëve
ambalazhi dhe instalimi).
• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë
i njëjtë me atë të shënuar në targën e vogël
brenda Aspiratorit.
• Për Aparate të Klasit I sigurohuni që impianti
elektrik i shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.
• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur
me tuba me diametër baras ose më shumë se
120 mm. Kalimi i tubave duhet të jetë sa më i
shkurtër që të jetë i mundur.
• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi
të tymrave të shkaktuara nga djegia (kaldaje,
oxhaqe, etj.)
• Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori
ashtu edhe aparate që nuk funksionojnë me
energji elektrike (për shembull aparate që për-
dorin gaz), mjedisi duhet ajrosur në mënyrë të
duhur. Në rast se kuzhina nuk është e pajisur,
krijoni një hapje që të komunikojë me jashtë,
për të siguruar futjen e ajrit të pastër. Përdorimi
i duhur e pa rreziqe përftohet kur depresioni
maksimal i lokalit nuk e kalon masën 0,04 mBar.
• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet zë-
vendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi
i asistencës teknike, në mënyrë që të paran-
dalohen rreziqet.
• Lidheni individualitet në rrjeta përmes një
switch dy pole me një hendek kontakti prej së
paku 3 mm.
• Nëse udhëzimet e instalimit të aparatit të ga-
timit me gaz thonë se është e nevojshme një
distancë më e madhe se ajo e treguar më sipër,
duhet mbajtur parasysh. Duhen respektuar të
gjitha rregullat për shkarkimin e ajrit.
PËRDORIMI
• Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim
shtëpiak, për të hequr erërat e kuzhinës.
• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë
të parregullt.
• Mos lini flakë të lira me intensitet t ë madh poshtë
Aspiratorit në funksionim.
• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta
shmangni daljen anash të saj në lidhje me
pjesën fundore të tiganëve.
• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i
mbinxehur mund të marrë zjarr.
• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspi-
ratorit të kuzhinës; ka rrezik zjarri.
• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona
(përfshi fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike,
shqisore ose mendore, apo nga persona pa
përvojë e njohuri, përveç rasteve kur kontrol-
lohen ose udhëzohen për përdorimin e aparatit
nga persona përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes
që të mos luajnë me aparatin.
• "KUJDES: Pjesët që mund të preken mund të
bëhen shumë të nxehta në rast se përdoren
me aparatura pjekëse."
MIRËMBAJTJA
• Simboli
tek artikulli ose mbi ambalazh tregon
se produkti nuk duhet konsideruar si mbeturinë
shtëpiake normale, por duhet çuar në pikën e
posaçme të mbledhjes për riciklimin e aparatur-
ave elektrike dhe elektronike. Duke e përpunuar
këtë produkt në mënyrë të duhur, kontribuojmë
për shmangien e pasojave potenciale negative
ndaj mjedisit e shëndetit, që mund të rrjedhin
nga përpunimi i papërshtatshëm i produktit. Për
informacione më të detajuara për riciklimin këtij
produkti, k ontaktoni z yrën k omunale, s hërbimin
vendor për përpunimin e mbeturinave ose
dyqanin ku produkti është blerë.
• Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëm-
bajtës, fikeni Aspiratorin duke hequr spinën
elektrike ose duke fikur çelësin e përgjithshëm
të korrentit.
• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të
menjëhershme, sipas intervaleve të këshilluara
(Rrezik zjarri).
- Filtra kundër erës së keqe me Karbon aktiv
W: Filtri kundër erës së keqe me Karbon
aktiv nuk mund të lahet dhe nuk është i
rigjenerueshëm, duhet zëvendësuar rreth
çdo 4 muaj përdorimi ose më shpesh, për
një përdorim veçanërisht intensiv.
63